Sport 4 Shtator 2024, 14:31 Nga VNA

Kërcënuan kreun e FSHF Armand Duka, gjykata lë në burg kreun e klub “Iliria” dhe djalin e tij, lirohen tre të tjerët

Ndaje në Whatsapp
Kërcënuan kreun e FSHF Armand Duka, gjykata lë në burg kreun

Tre ditë më parë kreu i FSHF-së Armando Duka, bëri një kallëzim, pasi u ndje i kërcënuar nga presidenti i klubit "Iliria", Nazmi Selmani. Ky i fundit i kishte kërkuar kreut të FSHF-së marrjen e djalit të tij në skuadrën e Kombëtares. Në mbështetje të kallëzimit të tij janë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të cilat kanë filmuar jashtë shtëpisë së Dukës, Selmanin bashkë me djalin e tij dhe disa të tjerë. Pas këtij kallëzimi, sot Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “Arrest me burg për presidentin e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe Petrit Selmanin.

Ndërsa për Brajan Selmani, Redian Loci dhe Santiago Selmani u caktua masa “detyrim paraqitje”. Vendimi:1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personave nën hetim N. Selmani, S. Selmani, B. Selmani, P. Selmani dhe R. Loci, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 238/1 e 25 të Kodit Penal. 2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim N. Selmani dhe P. Selmani. 3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim S. Selmani, B. Selmani dhe R. Loci. 4. Urdhërohen personat nën hetim S. Selmani, B. Selmani dhe R. Loci të paraqiten në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të Hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, ora 10:00. 5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim S. Selmani, B. Selmani dhe R. Loci, nga salla e gjykimit, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër ligjor. 6. Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. 7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. U shpall sot në Durrës, më datë 04 Shtator 2024.

Video

Tani që Big Brother mbaroi, Monika Kryemadhi ka një sfidë tjetër me opinionin publik…

Seanca e parë e gjyqit në themel, Ilir Meta shpërthen në akuza

Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO Ismaili akuzohet bashkë me 2 bashkëpunëtorët e tij Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, për hakerimin e sistemit informatik të SPAK.

Kreu SPAk Braho shoqërohet nga Vladimir Mara, shef seksioni kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Dorina Bejko shefe seksioni kundër korrupsionit dhe Joni Keta Drejtori i Byros Kombëtare të hetimit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme