Sport 10 August 2024, 19:49 Nga VNA

Islam Dudaev rikthehet në garë dhe shpreson për një medalje në Lojërat Olimpike Paris 2024

Ndaje në Whatsapp
Islam Dudaev rikthehet në garë dhe shpreson për një medalje

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Paris, Islam Dudaev edhe pse nuk mundi të kalojë në gjysmëfinale, ka sërish një tjetër shans për të marrë medalje.

E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili në gjysmëfinalen ndaj hungarezit Musukaev.

Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër me amerikanin Retherford, duke nisur nga ora 11:00(ndeshja e dytë në Tapetin B).

Kujtojmë se në dy raundet e para, Dudaev fitoi me superioritet pikësh ndaj mundësit nga Samoa, Akazavai, dhe u mund me superioritet pikësh në raundin çerekfinal nga iraniani Amouzad. Gjithsesi tanimë vajtja në ripeshkim, ndërsa me petkun e Kampionit të Europës në peshën deri në 65 kilogram, është një shans më shumë për medalje për Islam Dudaev. Gjithnjë tek e bronzta.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme