Sport 26 Korrik 2024, 10:01 Nga VNA

Lojërat Olimpike Paris 2024/E gjitha bota pret sot ceremoninë e hapjes

Ndaje në Whatsapp
Lojërat Olimpike Paris 2024/E gjitha bota pret sot ceremoninë e hapjes

Numërimi mbrapsht ka mbaruar, pas vitesh përgatitjesh, pritjesh, projektesh faraonike dhe planesh sekrete, Parisi sot e gjen veten në qendër të botës. Zhvillohet sot ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024, 124 vjet pas të parave të festuara në kryeqytetin francez. Festimet e hapjes nuk do të zhvillohen si gjithnjë në stadium, por do të lëvizin nëpër Paris duke udhëtuar me 160 varka me të cilët sportistet dhe sportistët do të lundrojnë nëpër Senë. Rreth e rrotull, në një sfidë sigurie me përmasa kolosale, 320,000 spektatorë do të mbushin brigjet e Lumit Sena.

 Pjesëmarrësit

Rreth 10.500 atlete dhe atletë nga 206 kombe të ndryshme marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Francë. Për 19 ditë me radhë nga 26 korriku deri 11 gusht, ata garojnë në 32 lloje të ndryshme sporti për të marrë një vend në shkallëzën me tre shkallë. Gjithsej jepen 329 medalje të arta.

Organizimi

Organizatorët presin që të ketë 15 milionë vizitorë. Ka 35 vende, disa prej të cilave nuk janë në Paris. Kështu për shembull pentatloni modern dhe garat me kuaj do të zhvillohen para Kështjellës së Versajës. Futbolli do të luhet në stadiumet e gjithë vendit, hendbolli do të luhet në Lilë. Surfistët i fillojnë garat madje jashtë kufijve të shtetit francez, në Tahiti, ishullin më të madh të Peloponezit francez. Por pjesa më e madhe e sportistëve garon në qendër të kryeqytetit francez. Gëzim të madh duhet të kenë volejbollistët e rërës, sepse luajnë me shikim nga Kulla Eifel.

Shqipëria

Shqipëria përfaqësohet me 8 sportistë.

 4 sportistë kanë siguruar kualifikimin direkt, me Luiza Gegën në atletikë në 3000 metra me pengesa.

Mundësi Zelimkhan Abakarov do të garojë në stilin e lirë në peshën 57 kg.

 Islam Dudaev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën deri në 65 kg.

 Chermen Valiev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën 74 kg.

Franko Burraj në atletikë 100 metra.

 Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 metra pistoletë dhe 10 metra pistoletë me ajër.

 Kaltra Meça, notarët 200 metra stil i lirë

 Grisi Konxhaku 100 metra stil i lirë.

Video

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku përplasja e katër automjeteve i ka marrë jetën një shtetasi të huaj. Përveç viktimës, raportohet edhe për disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ndërsa brenda sallës së Washington Hilton shpërtheu paniku pas të shtënave gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një i ftuar vendosi të mos largohej nga vendi. Michael Glantz, agjent i Creative Artists Agency, tha se vazhdoi të qëndronte në karrige dhe të hante sallatën, duke shtuar se si njujorkez është mësuar me sirena dhe situata të tilla dhe nuk u tremb nga rrëmuja përreth.

Tani që Big Brother mbaroi, Monika Kryemadhi ka një sfidë tjetër me opinionin publik…

Seanca e parë e gjyqit në themel, Ilir Meta shpërthen në akuza

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme