Sport 5 Korrik 2024, 20:57 Nga VNA

Spanja fiton “finale e parakohshme”, eleminon Gjermaninë dhe pren biletën për gjysmëfinale

Ndaje në Whatsapp
Spanja fiton “finale e parakohshme”, eleminon Gjermaninë dhe

Spanja ka eleminuar Gjermaninë nga Euro 2024 dhe është kualifikur në gjysmëfinale. La Rohat mundën gjermanët në një ndeshje që i pati të gjitha, ose siç u cilësua si finale e parakohshme.

Spanjollët e filluan ndeshjen me menjëherë në sulm ndeshje, duke shkaktuar drithërima te kundërshtarët, me anë të Pedrit, i cili u detyrua ta lërë lojën në minutën e 8 pas goditjes në gju që mori nga Kros. Ndërkohë “Pancerat” nga ana tjetër tentuan në në minutën e 10-të, por finalizimi nuk ishte i duhuri.

Yamal provoi nga goditja e dënimit në minutën e 14, duke i shkuar shumë afër golit. Ndërsa në të 20-ën, rradhën e pati Havertz, me koordinim perfekt me kokë por gjuajtja ishte qëndrore.

Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, dhe ishte Spanja e para që shënoi me Olmon pas një kombinimi të mirë me Yamal.  Gjermania shtoi presionin dhe zhvendosi kundërshtarin në gjysmëfushën e vetë. Rast të shkëlqyer pati Havertz, i cili u gjet me topin në këmbë dhe portierin e Spanjës të dalë nga porta por s’pati shënjestrën e duhur për të mbyllur një herë e mirë llogaritë e takimit.

Goli i barazimit erdhi për gjermanët në limite të kohës së rregullt, ku Florian Virtz çoi peshë zemrat e tifozëve në minutën e 89 dhe goli i tij dërgoi sfidën në shtesë.

Pas shtesës me raste nga të dyja ekipet, dhe gjithçka dukej se po shkonte drejtë 11-metërshave, një aksion në minutën e 119, Marino shfrytëzoi më së miri asistin e Olmos duke e çuar me kokë topin në rrjet duke i dhuruar biletën Spanjës për në gjysmëfinale. Tashmë Spanjollët do jenë në pritje të përballjes Francë-Portugali, për të mësuar kundërstarin në ndeshjen e rradhës.

Video

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku përplasja e katër automjeteve i ka marrë jetën një shtetasi të huaj. Përveç viktimës, raportohet edhe për disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ndërsa brenda sallës së Washington Hilton shpërtheu paniku pas të shtënave gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një i ftuar vendosi të mos largohej nga vendi. Michael Glantz, agjent i Creative Artists Agency, tha se vazhdoi të qëndronte në karrige dhe të hante sallatën, duke shtuar se si njujorkez është mësuar me sirena dhe situata të tilla dhe nuk u tremb nga rrëmuja përreth.

Tani që Big Brother mbaroi, Monika Kryemadhi ka një sfidë tjetër me opinionin publik…

Seanca e parë e gjyqit në themel, Ilir Meta shpërthen në akuza

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme