Sport 29 June 2024, 20:05 Nga VNA

Italia i jep lamtumirën Europianit, Zvicra nuk fal përgjumjen e “axurëve”

Ndaje në Whatsapp
Italia i jep lamtumirën Europianit, Zvicra nuk fal përgjumjen e

Italia i ka dhënë lamtumirën kampionatit Europian pasi është eleminuar nga Zvicra. Paraqitja e dobët që u vu re edhe në ndeshjet e fazës së grupeve, u pa edhe në sfidën e sotme ndaj Zvicrës, ku kjo e fundit nuk e fali duke shënuar dy herë në portën e italianëve.

Sinjalin e parë zviceranët e dhanë në minutën e 24, me Embolo që gaboi i vetëm para portierit Donnarumma. Por nuk shkoi shumë vonë, që zviceranët të shënonin me Freuler në të 37-tën, pas një kombinimi të bukur në zonën e italianëve. Pas pësimit të golit, “Axurrët” nuk ditën të reagonin duke shkuar në disavantazh në përfundim të pjesës së parë.

Eleminimin e italianëve e vulosi Vargas me fillimin e pjesë së dytë, duke dyfishuar shifrat me një eurogol.

Në këtë takim, Xhaka ishte titullar, ndërsa Shaqiri e filloi nga stoli. Italia zbret kështu nga froni, nuk lë dot gjurmë në këtë europian, duke mbyllur shumë shpejt rrugëtimin. Në krahun tjetër, Zvicra vazhdon të ëndërrojë, në takimin tjetër do të përballet me fituesin e Angli-Sllovaki.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme