Sport 24 June 2024, 20:28 Nga VNA

Shqipëri-Spanjë/ Publikohen formacionet zyrtare, Hysaj ulet në stol. "Iberikët" me 10 ndryshime

Ndaje në Whatsapp
Shqipëri-Spanjë/ Publikohen formacionet zyrtare, Hysaj ulet në

Shqipëria do të kërkojë të bëj hapin e madh sonte duke tentuar të kalojë në fazën tjetër të Euro 2024, edhe pse përballë do të ketë një ekip si Spanja.

Fitorja i bën punë Shqipërisë dhe i siguron kalimin, pasi me barazimin, do të ishte shumë e  vështirë që të vijonte më tej në këtë turne.

Ndërkohë të dyja skuadrat kanë bërë publike formacionet zyrtare dhe bie në sy se Shqipëria ka bërë vetëm një ndryshim në formacion, duke e nisur me Balliun në vend të Hysajt i cili do të jetë në stol.

Shqipëria pritet të luaj me: portier Strakosha, mbrojtës Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, mesfusha me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në sulm do të jenë Asani, Bajrami, Manaj.

Ndërsa Spanja, ashtu siç e kishte paralajmëruar trajneri De La Funte, ka bërë një rotacion të plotë në ekip duke bërë 10 ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Italisë. Në fushë për iberikët do të jenë: portier Raja, mbrojtës Hesus Navas, Vivian, Laport, Grimaldo; mesfusha Zubimendi, Mikel Merino; në sulm do jenë Ferran Torres, Dani Olmo, Ojarzabal, që do mbështesin Hoselun.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme