Sport 23 June 2024, 10:16 Nga VNA

Sot luhen dy ndeshje në Euro 2024: Vëmendja tek sfida Zvicër – Gjermani

Ndaje në Whatsapp
Sot luhen dy ndeshje në Euro 2024: Vëmendja tek sfida Zvicër

Maratona e Euro 2024 vazhdon edhe sot (e diel) teksa në program janë dy ndeshje interesante për t’u zhvilluar.

Në fakt ndeshjet e ditës së sotme shënojnë fillimin e xhiros së tretë të Kampionatit Evropian 2024 dhe të fundit të fazës së grupeve.

Ndeshja më interesante është ajo mes Zvicrës dhe Gjermanisë e cila do të luhet në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit.

Gjermania tashmë është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave, por sot i duhet fitorja që këtë ta bëjë si lider i Grupit A.

Zvicra në anën tjetër numëron katër pikë dhe në rast të një fitoreje eventuale do të kualifikohej si lider i grupit.

Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Skocisë dhe Hungarisë që bëjnë pjesë në grupin A së bashku me Zvicrën dhe Gjermaninë.

Të dyja ekipet kombëtare do të kërkojnë pikët maksimale në këtë takim për të tentuar kualifikimin nga pozita e tretë.

Që të dyja këto përballje do të luhen në orar të njëjtë, pra nga ora 21:00.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme