Sport 26 June 2024, 23:17 Nga VNA

Gjeorgjia bën surprizën ndaj Portugalisë, Turqia triumfon ndaj Çekisë

Ndaje në Whatsapp
Gjeorgjia bën surprizën ndaj Portugalisë, Turqia triumfon ndaj

Gjeorgjia ka thyer çdo parashikim në Europianin e saj të parë, duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ve, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Portugalinë e Ronaldos. Gjeorgjianët kaluan në avantazh që në minutën e dytë me anë të Kvicha Kvaratskhelia dhe pastaj u mbrojt me rregull, duke thumbuar me kundërsulme.

Edhe në pjesën e dytë, pas një aksioni të shpejtë erdhi penalltia me të cilën Mikautadze dyfishoi shifrat, duke e siguruar kalimin në turin tjetër. Debutuesit e Europianit kalojnë tutje me 4 pikë si vend i 3-të, ndërsa portugezët kryesojnë me 6 pikë. Sa i takon sfidës, golat u realizuan nga Kvara dhe Mikautadze.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër edhe Turqia ka arritur të sigurojë kualifikimin pas fitores 2-1 ndaj Çekisë. Pavarësisht rezultatit, turqit nuk zhvilluan një ndeshje bindëse. Çekët u ndëshkuan me karton të kuq, gjë që u dha mundësinë turqve ta kontrollonin lojën, duke kaluar të parët në avantazh. Por çekët nga ana tjetër nuk u dorëzuan leht, ku në minutën 66 gjetën golin e barazimit. U desh minuta e 94 që Turqia të siguronte fitoren, pas një goli të Tosun, duke siguruar kualikimin si e dyta në grup me 6 pikë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme