Sport 9 July 2024, 23:14 Nga VNA

Spanja bën favoriten, kalon me përmbysje Francën dhe kap finale e Euro 2024

Ndaje në Whatsapp
Spanja bën favoriten, kalon me përmbysje Francën dhe kap finale e

Spanja është skuadra e parë që kap finale e Euro 2024, duke triumfuar me përmbysje 2-1 ndaj Francës në Allianz Arena (Munich). Ashtu siç pritej, përballja nisi me ritëm ku spanjollët me topin në zotërim dominuan minutat e para. Në momentin kur dukej se fusha do të ishte në zotërimin e tyre, Franca në aksionin e parë të saj i ndëshkoi. Në minutën e 9 me Kolo Muani, i cili shfrytëzoi në maksimum krosimin e Mbappe duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

Por qetësia pas stuhisë është virtyti i lojës së spanjollëve. Duke e rivënë qarkullimin e topit në këmbët e tyre, iberikët filluan të shfaqen rrezikshëm në portën e “gjelave”. Kjo bëri që në minutën e 21, Yamal të lëshonte një silur alla “Messi”, duke shtangur portierin francez dhe duke vendosur ekuilibrat.

Furia spanjolle nuk përfundoi këtu, pasi katër minuta më vonë Dani Olmo pas një lëvizjeje të shkëlqyer në zonë, goditi drejt portës ku as Kounde nuk kishte mundësi tjetër vetëm që ta shtynte në portën e tij.

Franca tentoi disa herë më pas që të shënonte, por tentativat ishin të dobëta, për shkak edhe të hapësirave të vogla që lininin iberikët. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, pavarësisht rasteve. Spanja kështu shkon në finalen e madhe, aty ku do përballet me fituesin e Angli-Holandë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme