Sport 6 July 2024, 23:06 Nga VNA

Holanda përmbys Turqinë dhe merr biletën e fundit për në gjysmëfinale

Ndaje në Whatsapp
Holanda përmbys Turqinë dhe merr biletën e fundit për

Holanda ka siguruar biletën e fundit të gjysmëfinaleve të Euro 2024, duke eleminuar Turqinë me përmbysje.

Turqit e mbyllën mirë pjesën e parë, me golin e shënuar në minutën e 35-të, pas asistit perfekt të Arda Guler, Akaydin shtyu me kokë topin drejt rrjetës. Ky gol shënoi edhe 45-minutëshin e parë në Olympiastadion të Berlinit.

Në pjesën e dytë “tulipanët” kishin bërë llogari të tjera duke u paraqitur më të rrezikshëm në portën e turqve. Në minutën e 70, një krosim perfekt nga ana e Depay dhe De Vrij në mesin e zones e godet saktë me kokë, për t’i çuar shifrat në 1-1.

Por holandezët nuk e ulën rritmin dhe vetëm 6 minuta më pas shënuan edhe golin e përmbysjes me Gakpo, i cili shfrytëzoi pasimin e Dumfires dhe realizoi golin e përmbysjes që rezultoi edhe goli i kualifikimit.

“Tulipanët” do të kenë përballë Anglinë ku do të luajnë për finalisten e Europianit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme