Sport 5 August 2024, 15:22 Nga VNA

Lojërat Olimpike/ Sena e ndotur, infektohet notarja, Belgjika tërheq ekipin e Triatlonit

Ndaje në Whatsapp
Lojërat Olimpike/ Sena e ndotur, infektohet notarja, Belgjika tërheq

Në prag të Lojërave Olimpike 2024,  kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, notoi në Senë  për të përcjell si mesazh që ujërat e këtij lumi janë të pastra. Por e vërteta është krejt ndryshe pasi ekipi i përzier i stafetës së  triatlonit të Belgjikës është tërhequr nga gara e së hënës. Ky vendim ka ardhur  pasi një nga notaret  është infektuar në lumin Sene.

Më saktësisht, delegacioni belg dyshon për Esheria Koli. Bakteret e marra rrezikojnë shëndetin e sportistëve, diçka që është e papranueshme në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Claire Michel, garoi të mërkurën në triatlon për femra, duke përfunduar në vendin e 38-të. Ekipi i njohur belg sqaroi se Michel u dërgua në një klinikë në fshatin Olimpik në Paris të dielën për trajtim mjekësor, për t’u ribashkuar më pas me grupin disa orë më vonë. Ekipi nuk tha nëse Michel u sëmur për shkak të ndotjes në Sene, vendi ku u mbajt gara e notit 1500 metra të triatlonit. Por në ditën e garës, programi i meshkujve u shty pasi testimi i cilësisë së ujit tregoi se Seina ishte e pasigurt për not. Shqetësimet për cilësinë e ujit të Senës kanë turbulluar Lojërat Olimpike. Deri në fillimin e evenimentit, më shumë se 1.5 miliardë dollarë u shpenzuan për të siguruar gara normale në një lumë të pastër. Në triatlon ka triumfuar Gjermania, duke treguar edhe një herë forcën.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme