Sport 6 August 2024, 18:37 Nga VNA

Safet Gjici heq dorë edhe nga Kukësi, shet klubin tek pronarët misterioz

Ndaje në Whatsapp
Safet Gjici heq dorë edhe nga Kukësi, shet klubin tek pronarët

Safet Gjici ka vendosur të heq dorë edhe nga klubi i Kukësit, duke shitur 100 % të aksioneve. Skuadra verilindore edhe pse tashmë do të jenë me pronar të rinj, nuk jepen të dhënë konkrete se kush janë blerësit e klubit verilindor. Deri tani bëhet e ditur se pronarët janë një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende.

Drejtuesit e rinj duket se nuk kërkojnë të humbin kohë, për të vendosur piketat e parë në ndërtimin e skuadrës së këtij sezoni. Mësohet se drejtor teknik i klubit verilindor pritet të emërohet ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Renato Arapi.

Ngelet të mësohet me mjaft kureshtje në ditët në vijim se cilët do të jenë drejtuesit e tjerë të stafit teknik te skuadra verilindore.

Vlen të theksohet fakti se këtë sezon Kukësi do të garojë në Kategorinë e Parë.

Ky rezultat negative erdhi në sezonin e shkuar menjëherë pasi pronari i tij, njëherësh kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u kap në një skandal seksual në zyrën e tij në bashkinë Kukës. Kjo i kushtoi Gjicit dënimin me 2 vite burg.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme