Sport 13 August 2024, 23:27 Nga VNA

Champion League, Laçi shkon në play-off, Zhegrova eliminon Fenerbahçen e Murinjos

Ndaje në Whatsapp
Champion League, Laçi shkon në play-off, Zhegrova eliminon

Sot janë luajtur ndeshjet e treta të Ligës së Kampioneve ku janë caktuar dhe skuadrat të cilat do të diskutojnë mes tyre praninë në fazën e kampionatit të këtij turneu, që eksperimenton në këtë edicion me një format të ri të asaj që dikur ishte faza në grupe.

Lila ka eliminuar jo pa vështirësi Fenerbahçen e Murinjos, falë një barazimi në shtesa, pasi rezultati 1-0 i kohës së rregullt kishte bërë të pavlefshme fitoren e francezëve në ndeshjen e parë me shifrat 2-1. Një penallti e David në shtesën e dytë ishte ajo e cila i siguroi Lilës kalimin në turin tjetër.

Edhe Sparta e Pragës e Qazim Laçit ka kaluar më tej, me një fitore 3-2 në transfertë në Rumani ndaj FCSB. Për t’u theksuar në ndeshjet e sotme është eliminimi i PAOK-ut grek, por edhe i Union SG të Belgjikës, Tuentes të Holandës dhe Gllasgou Rejnxhërs të Skocisë.

 

REZULTATET

APOEL-Sllovan Bratislava 0-0

Bodo/Glimt-Jagellonia 4-1

Fenerbahçe-Lilë 1-1

Tuente-Salcburg 2-3

PAOK-Malmo 3-4

Ferencvarosh-Midtjylland 1-1

Ludogorets-Karabak 2-6

FSCB-Sparta Pragë 2-3

Rojal USG-Slavia Pragë 0-1

Rejnxhërs-Dinamo Kiev 0-2

NDESHJET PLAY-OFF

Jang Bojs-Gallatasaraj

Dinamo Zagreb-Karabak

Midtjylland-Sllovan Bratislava

Bodo/Glimt-Crvena Zvezda

Malmo-Sparta Pragë

Lilë-Slavia Pragë

Dinamo Kiev-Salcburg

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme