Sport 17 September 2024, 16:30 Nga VNA

Sonte starton Champions League me formatin e ri, kush janë përballjet që premtojnë spektakël

Ndaje në Whatsapp
Sonte starton Champions League me formatin e ri, kush janë përballjet

Champions League starton mbrëmjen e sotm sezonin e ri 2024-2025. Starti kësaj radhe është i dyfishtë, pasi fillon edhe formati i ri që do të aplikohet për herë të parë nga UEFA.

Ndryshe nga herët e tjera në këtë edicion marrin pjesë 36 skuadra, duke formuar një mini-kampionat, ku vetëm 8 ekipet me renditjen më të mirë do të kualifikohen automatikisht në fazën e 16 më të mirave, ndërkohë që 16 skuadra të tjera do të luajnë më pas fazën Play Off.

Sonte në mbrëmje do të jenë këto përballje:

18:45 - Juventus vs PSV Eindhoven

18:45 - Young Boys vs Aston Villa

21:00 - AC Milan – Liverpool

21:00 - Bayern Munich vs Dinamo Zagreb

21:00 - Real Madrid vs VfB Stuttgart

21:00 - Sporting CP vs Lille

Juventus-PSV dhe Young Boys-Aston Villa do të jenë ketë ndeshja që do të hap siparin e përballjeve. Skuadra e Motta-s me shumë lojtarë të rinj synon ta nis me fitore kundër holandezëve, që po kalojnë një sezon fantastik me 5 fitore në 5 ndeshje në kampionat.

Një përballje interesante do të jetë edhe Milan-Liverpool. “The Reds” janë disi më të favorizuar, pasi po kalojnë një sezon më pozitiv, ndërkohë që Fonseca, kërkon të bëjë befasinë. Ndërsa Real Madrid nuk pritet të ketë shumë probleme kundër Stuttgardit, ndërkohë që Bayerni do të sfidojë Dinamo Kiev.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme