Sport 30 September 2024, 19:33 Nga VNA

Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë për Europianin U-21 nën breshërinë e kritikave nga tifozët dhe qytetarët

Ndaje në Whatsapp
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë për Europianin U-21

Shqipëria dhe Serbia janë konfirmuar si vendet pritëse të Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027, një vendim i bërë publik nga UEFA. Ajo që fillimisht ishte një ide, tashmë është në prag të realizimit, pasi UEFA njoftoi se kandidatura e përbashkët e dy vendeve ballkanase është e vetmja që u dorëzua për këtë ngjarje të rëndësishme futbollistike.

Me mbylljen e afatit të dorëzimit të kandidaturave, UEFA ka marrë në shqyrtim këtë projekt, dhe tashmë pritet që zyrtarizimi të bëhet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv më 16 dhjetor. Kjo e bën Shqipërinë dhe Serbinë praktikisht fituese të organizimit të këtij turneu, duke e shndërruar në një ngjarje historike për të dy vendet.

Megjithatë, vendimi nuk është pritur mirë nga të gjithë. Tifozat Kuq e Zi, grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares Shqiptare, kanë reaguar ashpër, duke e quajtur bashkëpunimin me Serbinë të papranueshëm për shkak të historisë së dhimbshme midis dy popujve. Ata kujtojnë ngjarjet tragjike të së kaluarës, përfshirë edhe incidentin e dhunshëm të 14 tetorit 2014 në Beograd, kur Kombëtarja Shqiptare u përball me dhunë dhe kërcënime.

Po ashtu, Dardanët, grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, e kanë dënuar bashkëpunimin, duke e cilësuar si një "poshtërim moral dhe emocional" për shqiptarët e Kosovës. Ata deklaruan se “Kosova nuk do ta falë këtë akt dhe turpi do të mbetet përjetësisht.”

Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Si pasojë e kritikave të ashpra, FSHF u detyrua të mbyllë hapësirat për komente në postimet e saj në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjithashtu e ka kundërshtuar këtë bashkëpunim. Ai ka deklaruar se nuk e ka mbështetur idenë e organizimit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë, por ka pranuar se kjo ishte një vendim i FSHF-së, duke theksuar se Kosova nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të marrë pjesë në një organizim të tillë.

Sipas planit, Serbia do të organizojë pjesën më të madhe të ndeshjeve të kampionatit me 16 skuadra, të cilat do të luhen në 8 stadiume të standardeve ndërkombëtare. Për shkak të nevojës për më shumë infrastrukturë, Serbia ka siguruar bashkëpunimin me Shqipërinë për të përmbushur kërkesat organizative.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme