Sport 3 October 2024, 19:36 Nga VNA

Ermir Lenjani u tërhoq nga Kombëtarja pas 10 vitesh, “Tifozat Kuqezi” falenderojnë për kontributin

Ndaje në Whatsapp

Mbrojtësi i majtë Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t'u tërhequr nga Kombëtarja pas 10 vitesh. 35-vjeçari numëron 44 ndeshje me fanellën kuqezi, ku ka realizuar edhe 5 gola.

Tifo-grupi “Tifozat Kuqezi” ka falenderuar Lenjanin për atë që ai ka dhënë për Shqipërinë gjatë gjithë kësaj periudhe. “Faleminderit Ermir Lenjani”, shkruan TKZ, në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

Lenjani ishte pjesë edhe e "Euro 2016" në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet nga futbolli i luajtur në nivelin ndërkombëtar. Ai i bashkohet Gjasulës dhe Cikalleshit që pak javë më parë u tërhoqën nga Kombëtarja.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme