Sport 1 October 2024, 23:31 Nga VNA

Champions League/ Barcelona, Mançester Siti, Dordmund dhe Inter spektakël golash. Arsenal likuidon PSG, Leverkusen ‘bën për aspirina’ Milanin

Ndaje në Whatsapp
Champions League/ Barcelona, Mançester Siti, Dordmund dhe Inter

Mbyllen me spektakël golash ndeshjet e para të xhiros së dytë të Champions League, me të mëdhenjtë që nuk u kursyen në mbrëmjen e sotme.

Barcelona mori triumfin e parë në këtë kompeticion, teksa mundi pastër 5-0 Young Boys në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund. Me të njëjtin rezultat mori fitoren edhe Mançester Siti, i cili siguroi fitoren e parë në fushën e Slovan Bratislava.

Në Gjermani Leverkusen përcolli Milanin “me aspirina”, pasi e mposhti me rezultatin 1-0 duke i shkaktuar kështu humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve. Ndërkoh Interi nuk fali në shtëpi Cervena Zvezdën duke fituar 4-0.

Arsenali likuidoi PSG me një dygolësh të Havertz dhe Saka. Ndërsa Dordmundi nga ana tjetër “inatin” e tifozëve me UEFA-n ia shkarkuan Celtikut duke e mposhtur me goleadë 7-1 në një sfidë të domunuar totalisht.

Ndeshjet e tjera përfunduan: Salzburg-Brest 0-4, Stutgart-Sparta Prague 1-1, PSV-Sporting 1-1.

Të mërkurën luhen ndeshjet e dyta të xhiros së dytë të Champions League.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme