Bota 18 September 2026, 19:45 Nga VNA

Kushner sfidon pretendimin e Putinit për Donbasin: Të njëjtën gjë na thatë edhe një vit më pare

Ndaje në Whatsapp
Kushner sfidon pretendimin e Putinit për Donbasin: Të

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka vënë në pikëpyetje vlerësimin e presidentit rus Vladimir Putin se forcat ruse mund të marrin nën kontroll të gjithë Donbasin brenda disa muajsh.

Sipas një raportimi të The New York Times, pretendimi i Putinit u bë gjatë takimit që ai zhvilloi në Moskë më 5 shtator me Kushnerin dhe të dërguarin tjetër amerikan, Steve Witkoff. Takimi, i cili zgjati më shumë se tre orë, ishte pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të rikthyer negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Gjatë bisedimeve në Kremlin, Putin u shfaq i bindur se forcat ruse mund të arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Donbas brenda disa muajsh. Sipas The New York Times, Kushner e kundërshtoi këtë vlerësim, duke i kujtuar presidentit rus se një parashikim i ngjashëm ishte bërë edhe më herët.

“Me gjithë respektin, të njëjtën gjë na thatë edhe një vit më parë. Sa janë gjasat që të kthehemi këtu pas një viti dhe ju të na thoni përsëri të njëjtën gjë? Ndoshta nuk duhet ta humbim një vit?”, citohet të ketë thënë Kushner.

Putin ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të tërhiqet nga territoret e Donbasit që ende nuk kontrollohen nga Rusia. Çështja territoriale mbetet një nga pengesat kryesore në përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje.

Gjatë takimit në Moskë, sipas raportimeve, Putin foli gjithashtu për objektivat territoriale të Rusisë dhe për situatën në fushën e betejës. Pas takimit, pala amerikane tha se ishin diskutuar plane konkrete për hapat e mëtejshëm drejt përfundimit të luftës, ndërsa nuk u njoftua për ndonjë marrëveshje të re.

Kushner dhe Witkoff udhëtuan më pas drejt Kievit, ku zhvilluan takime me zyrtarë ukrainas në kuadër të përpjekjes së Uashingtonit për të ringjallur negociatat. Kjo ishte vizita e parë e Kushnerit dhe Witkoff në Ukrainë në kuadër të rolit të tyre si të dërguar amerikanë për negociatat.

Më vonë, duke folur në konferencën “Yalta European Strategy” në Kiev, Kushner konfirmoi se Putini kishte paraqitur vijën territoriale që Moska kërkon të arrijë. Ai pranoi se Ukraina nuk është aktualisht e gatshme të tërhiqet deri në atë vijë.

“Nëse Ukraina do të dëshironte të tërhiqej deri në atë vijë, atëherë, padyshim, do ta kishim pjesën tjetër të marrëveshjes të dakorduar dhe të përgatitur. Ukraina aktualisht nuk e dëshiron këtë”, tha Kushner.

I dërguari amerikan tha se Uashingtoni po kërkon një “zgjidhje kreative” për çështjen territoriale, me synimin për të kapërcyer këtë pikë mosmarrëveshjeje dhe për t’i hapur rrugë negociatave.

Statusi i territoreve të Donbasit nën kontrollin ukrainas mbetet një nga çështjet më të vështira në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për të rikthyer negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë. Deri tani, takimet e fundit amerikano-ruse dhe amerikano-ukrainase nuk kanë prodhuar një marrëveshje përfundimtare, ndërsa palët vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme mbi territorin dhe kushtet e një marrëveshjeje paqeje.

Video

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Mindanao, në jug të Filipineve. Ngjarja ndodhi pas pushimit të drekës në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar ishte një nxënës 16-vjeçar, i cili hapi zjarr ndaj nxënësve dhe më pas vrau veten. Mes viktimave janë dy nxënës 14-vjeçarë, ndërsa katër prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme