Kronika 6 Janar 2025, 14:28 Nga VNA

Kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona

Ndaje në Whatsapp
Kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17

SPAK perfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale ndaj 17 të pandehurve, mes tyre dhe dy gra, si pjesë e një grupi kriminal që kultivonte kanabis në sera. Bëhet fjalë për 4 serat me kanabis që u zbuluan në Berat.

Njoftim

SPAK përfundon hetimet dhe kërkon gjykimin e 17 të pandehurve për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në kuadër të krimit të organizuar

Në përfundim të aktivitetit hetimor në kuadër të procedimit penal Nr. 5, viti 2023, dhe pas një hetimi dyvjeçar ndaj 113 (njëqind e trembëdhjetë) personave, përfshirë 95 gra dhe vajza, Prokuroria e Posaçme ka ndarë aktet hetimore. Për 93 prej këtyre grave dhe vajzave është shpallur moskompetenca lëndore për hetim dhe gjykim, duke dërguar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku janë kryer veprat penale. Po ashtu, janë ndarë aktet hetimore edhe për 3 (tre) nga të hetuarit aktualisht, ndërkohë që hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar saktësisht.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur më 30.12.2024, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj 17 të pandehurve të akuzuar, duke bashkëlidhur aktet e procedimit penal nr. 5/1, viti 2023.

Të pandehurit janë:

Blerim Xheka

Sadetin Hasaj

Sidrit Bisha

Endriol Xheka

Jurgen Ujkaj

Suad Smakaj

Samoel Lushaj

Mirvaldo Disha

Hamdi Dyli

Arben Vrapi

Adiol Çifliku

Lulzim Bushataj

Mustaf Manej

Bashkim Mema

Edison Mema

Drita Mema

Izmire Mema

Akuzat

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 283 paragrafi 2, 284 paragrafi 2, 28/4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, veprime që janë kryer në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), në një hapësirë toke nga 10 deri në 20-27 dynym, ku janë gjetur katër sera të mbyllura me plastmasë dhe të instaluara linja elektrike dhe furnizimi me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave.

Tipologjia e aktivitetit kriminal

Organizimi i aktivitetit kishte nisur në Dhjetor të vitit 2021, ndërsa u shtri gjatë periudhës Qershor-Nëntor 2022 dhe më datë 10.11.2022 u gjet dhe sekuestrua sasia prej 871.4 kg kanabis (produkt bime “canabis sativa L”), e cila u zbulua në 769 arka plastike dhe brenda 11 thasëve prej plastmasi ngjyrë të zezë, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.

Organizimi, drejtimi dhe financimi i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, organizimi, drejtimi dhe financimi i “Kultivimit të bimëve narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer më shumë se një herë, bëhej nga të pandehurit Blerim Xheka e Sadetin Hasaj.

Aktiviteti i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe i “Kultivimit të bimëve narkotike” ushtrohej dhe mbikqyrej njëherazi nga të pandehurit; Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj e Mirvaldo Disha.

Të pandehurit; Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Hamdi Dyli dhe Samoel Lushaj mbanin dhe armë pa leje në mbrojtje të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm.

Aktiviteti i “Kultivimit të bimëve narkotikëve” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” ushtrohej kryesisht nga të pandehurit; Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Sipërfaqet e tokave ishin marrë më parë me qera, nga të pandehurit; Hamdi Dyli e Arben Vrapi dhe familjarët e tyre (përmes kontratave). Pasi janë siguruar farat e kanabisit dhe fidanët dhe janë marrë dhe banesa me qera në Berat, për të qenë më afër aktivitetit ditor, është ngritur infrastruktura për mbjelljen dhe kultivimin e tyre, me qëllim shitjen e mëtejshme- e kryer nga Korriku 2022; të gjithë pandehurit dhe veçanërisht dy të akuzuarat femra, janë marrë me “rekrutimin” e krahut të punës/fuqisë punëtore nga qytete e rrethina të Shqipërisë, kundrejt joshjeve për pagesa të mira ditore për të punuar në sera, transport falas dhe sigurimit të fjetjes në ambientet sera, ku ishin krijuar edhe fjetore. Të pandehurit janë angazhuar aktivisht në kujdesin ndaj bimëve narkotike, mbarëvajtjes së aktivitetit kultivues, prerjes, tharjes e pastrimit të boçeve të kanabisit, shitjes së mëtejshme, shpenzimeve për mjete të domosdoshme pune, ushqime e medikamente për bimët, medikamente mjekësore si dhe pagesat e punëtoreve në sera.

Video

Deputeti socialist Erion Braçe ne rolin e nje gazetari, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë në rrjetet sociale. Ai thotë se dikush ka nxjerrë në shitje lulishten e vetme që ndodhet tek “1 Maji”. Teksa ka shpërndarë një video ku duket tabela 'shitet toka', Braçe thotë se në këtë qytet çdo gjë është e paparashikueshme. Ai thekon se ishte mirë në fshat pasi atje kishte parashikueshmëri.

Varrosen në Deir al Balah 38 trupa palestinezë të paidentifikuar, të kthyer nga Izraeli Deir al Balah, Gaza – 38 trupa palestinezë të paidentifikuar, të cilët mbaheshin nga Izraeli, u varrosën më 10 nëntor në qytetin e Deir al Balah, pas kthimit të tyre në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve mes Hamasit dhe Izraelit. Marrëveshja e shkëmbimit, e cila po zbatohet gradualisht, ka përfshirë lirimin e të burgosurve dhe kthimin e trupave të personave të vrarë, por organizatat humanitare kërkojnë transparencë dhe identifikim të plotë të viktimave.

Skandali i momentit! Futbollisti i Kamerunit, Moumi Ngamaleu, kapet flagrant nga partnerja e tij në shtëpi me një grua tjetër. Videoja bëhet virale, ndërhyjnë rojet e sigurisë dhe policia. Ai shfaqet i filmuar me pantallona të Kombëtares së Kamerunit. ?⚽?

Një vajzë e re palestineze është filmuar duke kërkuar ushqim mes mbeturinave në Gaza, teksa ndihmat humanitare mbeten të pamjaftueshme, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim. Sipas burimeve lokale dhe organizatave humanitare, Izraeli ende nuk ka lejuar hyrjen e sasisë së dakordësuar të ndihmave në enklavën palestineze, duke e thelluar krizën humanitare në territorin e shkatërruar nga lufta. Banorët e Gazës vijojnë të përballen me mungesa të thella të ushqimit, ujit të pijshëm dhe furnizimeve mjekësore, ndërsa organizatat humanitare paralajmërojnë për përkeqësim të situatës nëse qasja në ndihma nuk rritet urgjentisht.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme