Kronika 6 Janar 2025, 11:02 Nga VNA

I dënuar për vrasje, Aleksandër Llanaj vendoset në regjimin “41-bis” për një vit

Ndaje në Whatsapp
I dënuar për vrasje, Aleksandër Llanaj vendoset në regjimin

I dënuari Aleksandër Llanaj është transferuar në regjimin e posaçëm “41-bis” në IEVP Peqin për një periudhë 1-vjeçare, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. Llanaj, i dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ka kryer edhe vepra të tjera penale gjatë vuajtjes së dënimit. Regjimi “41-bis” zbatohet për personat me rrezikshmëri të lartë dhe lidhje me organizata kriminale.

Njoftimi

Më datë 26.12.2024, i dënuari Aleksandër Llanaj, i biri i Baftjar dhe i Xhiko, i datëlindjes 17.11.1991, lindur dhe banues në Vlorë, është vendosur në Regjim të Posaçëm (“41-bis”) për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin. Kalimi i tij në këtë regjim u krye në bazë të Urdhrit Nr. 650, datë 26.12.2024, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë, sipas ligjit “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në institucionet penitenciare të sigurisë së lartë”.

Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/dh-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Gjatë vuajtjes së këtij dënimi, Aleksandër Llanaj është dënuar edhe për disa vepra të tjera penale:

- Më datë 09.02.2017, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

- Më datë 06.12.2019, me vendimin Nr. 620 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/2 i Kodit Penal.

- Më datë 20.01.2021, me vendimin Nr. 27 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/1 i Kodit Penal.

- Më datë 10.02.2023, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 324/a/2 dhe 197/1 të Kodit Penal.

Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet në sistemin penitenciar për shtetas që përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kanë lidhje me organizata kriminale, banda të armatosura ose grupe të strukturuara kriminale. Ky regjim aplikohet sipas nenit 17 të ligjit nr. 81/2020 dhe mund të vendoset ndaj personave me status të paraburgosuri ose të dënuar që kryejnë vepra të rënda penale, të cilat cenojnë sigurinë publike dhe rendin kushtetues.

Video

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Direkt nga New York, Ora e Përrallës nga Shëndetësia… Si i bindim të rinjtë të kthehen në Shqipëri

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë civilë nga rrënojat pasi një valë e re sulmesh ajrore nga SHBA dhe Izraeli goditi një lagje në kryeqytetin e Iranit, Teheran.  Videoja më poshtë tregon momentet e shpëtimit të civilëve nga ekipet e emergjencës pas bombardimeve në Teheran.

Poezia e parë e kilometrit të fundit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme