Bota 15 Janar 2025, 10:11 Nga VNA

Kufijtë e hapur i duan shtetet imperialiste

Ndaje në Whatsapp
Kufijtë e hapur i duan shtetet imperialiste

“... Integriteti i kufijve është shumë më i rrezikuar për shtetet më të vogla dhe më të dobëta që përballen me një shtet hegjemon rajonal. Janë shtetet më të vogla dhe më të dobëta ato që mbështeten më shumë në normat ndërkombëtare për sovranitetin territorial të shtetit, të shënuar me kufij. Shpesh, normat nuk veprojnë si në rastet e pothuajse çdo vendi që është aq i pafat sa të jetë në kufi me shtetin e Izraelit.” Një përfundim që edhe pa shumë argumente duhet ta bëjë politikën shqiptare në të gjitha territoret e banuara me shqiptarë të reflektojë mbi papërshtatshmërinë dhe rrezikshmërinë e projektit të Ballkanit të Hapur, kur në të përfshihet një shtet hegjemon agresiv rajonal si Serbia.

Kufijtë e hapur i duan shtetet imperialiste

Pasi kërkoi për vite ngritjen e mureve në kufi dhe kufij të mbyllur me shtetet fqinje, edhe mund të kuptohen ata që kanë menduar se Trampi ka shumë respekt për kufijtë kombëtarë. Në fakt nuk ka. Ai i respekton kufijtë po aq sa izraelitët respektojnë kufirin me Sirinë, ose rusët kufirin me Donbasin, apo Xhorxh W. Bushi kufirin e Irakut.

Kur u pyet se pse mendonte se SHBA duhet të aneksonte Kanadanë, Trampi tha: “Për shkak se Kanadaja së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë peshë. Hiqni qafe atë vijë artificialisht ndarëse dhe shihni se si duket dhe po ashtu do të ishte shumë më mirë për sigurinë kombëtare.” Pra "vija artificialisht ndarëse " nuk ka fare kuptim.

Ky qëndrim ndaj kufijve ka qenë prej kohësh një karakteristikë e përgjithshme e shteteve ekspansioniste, imperialiste dhe kolonialiste, siç mund ta shohim në perandori dhe "sfera ndikimi" të panumërta përgjatë historisë. Për shembull, shteti i Izraelit e trajton "kufirin" me Bregun Perëndimor me përbuzje të plotë. Shteti i izraelit i nxit "kolonët" izraelitë - d.m.th., pushtuesit dhe hajdutët - të zhvendosen në tokë që de jure është brenda kufijve të territorit të supozuar sovran palestinez.Megjithatë, kufiri është i hapur vetëm në njërin drejtim. Kufiri funksionon si i hapur për izraelitët, por është shumë i mbyllur për palestinezët.

Kjo ka qenë e vërtetë edhe për situata të tjera të panumërta koloniale. Për shembull, në shumë raste në shekullin e nëntëmbëdhjetë, shteti britanik subvencionoi plotësisht migrimin britanik në kolonitë afrikane. Për shembull, në koloninë e Kepit të Shpresës së Mirë në vitet 1820, migrantëve iu dhanë ferma, pajisje dhe ushqime. Politika të ngjashme u ndoqën në kolonitë e tjera britanike me shpresën se një popullsi e madhe anglishtfolëse do të shkonte atje dhe do të rivalizonte në numër popullsinë indigjene. Ka të ngjarë që sundimtarët britanikë në ato zona do t’i kishin pranuar të gjithë britanikët që shkonin, që do të thotë se në thelb kufiri ishte i hapur. Megjithatë, numri i britanikëve të gatshëm për t'u zhvendosur në Afrikë në atë periudhë rezultoi mjaft i vogël dhe ky kufi de facto i hapur çoi në migrim të kufizuar. Por natyrisht, kufiri nuk ishte i hapur në drejtimin e kundërt. Masa e konsiderueshme e popullsisë indigjene afrikane nuk kishte liri të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar.

Shtetet ekspansioniste i shpërfillin kufijtë edhe për të lehtësuar lëvizjen e burimeve shtetërore, si personeli ushtarak. Për shembull, shteti i Izraelit, i cili prej kohësh ka shpërfillur kufirin sirian që të pushtonte Lartësitë e Golanit, kohët e fundit ka pushtuar edhe më shumë territor në Sirinë jugore. Izraelitët tani mburren se mali Hermon në Sirinë jugore gjendet "në Izraelin verior".

Kjo është tipike për çdo shtet që pretendon një "sferë ndikimi" dhe kështu mund të shpërfillë lirisht kufijtë kombëtarë brenda asaj sfere. Kjo është shpesh e vërtetë në të ashtuquajturën "territor jashtë vendit, por të afërt" të Rusisë dhe sigurisht që është rasti në Kontinentin Amerikan, ku Shtetet e Bashkuara pretendojnë një sferë të gjerë ndikimi sipas të ashtuquajturës Doktrina Monro. Në të vërtetë, është e vështirë të numërohet se sa herë SHBA-ja ka pushtuar vendet e Karaibeve dhe të Amerikës Latine si Meksika, Republika Domenikane, Haiti dhe Amerika Qendrore. Qeveria amerikane i trajton këta kufij si të paqenë sa herë që bëhen të pavolitshëm për Uashingtonin.

Pra, nuk është aspak për t'u habitur që Donald Trampi deklaroi se kufiri SHBA-Kanada është thjesht një "vijë artificialisht ndarëse". Kjo retorikë është shpesh hapi i parë në ndërtimin e argumenteve që mbështesin qëllime revanshiste ose ekspansioniste të një shteti. Izraelitët pretendojnë se Palestina nuk ekziston, prandaj nuk ka kufi. Moska deklaron se Ukraina Lindore është "Rusia historike", pra nuk ka kufi.

Trampi tani përdor retorikë të ngjashme duke ia përshtatur ekspansionizmit të tij aktual në Panama dhe Kanada, megjithëse është e qartë se Trampi nuk ka gjasa të kryejë ndonjë veprim që t’i ngjajë aneksimit të Kanadasë. Në fund të fundit, ai ka vetëm dy vjet derisa GOP të humbasë keq në zgjedhjet në mes të mandatit dhe agjenda e tij të avullojë në eterin e Uashingtonit.Megjithatë, shembulli Kanada-SHBA na kujton se integriteti i kufijve është shumë më i rrezikuar për shtetet më të vogla dhe më të dobëta që përballen me një shtet hegjemon rajonal si Izraeli, SHBA-ja apo Rusia. Janë shtetet më të vogla dhe më të dobëta ato që mbështeten më shumë në normat ndërkombëtare për sovranitetin territorial të shtetit, të shënuar me kufij.Ndonjëherë normat veprojnë, si në rastin e Kanadasë. Shpesh, ato nuk veprojnë si në rastet e pothuajse çdo vendi që është aq i pafat sa të jetë në kufi me shtetin e Izraelit.

https://mises.org/power-market/imperialist-states-love-open-borders?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR1f6KyvfOtzl2bttsOew-2SyKO2xXaR4HDx6ERg0hdTARHCYu6BkJqtYHs_aem_Hce_Qg0pyxvAIL1NRYA_yg&sfnsn=wa

Video

Një fishekzjarr gjigant – ndër më të mëdhenjtë e botës sa i përket shpërthimit të vetëm – është ndezur në qiellin e Nagaoka, në prefekturën Niigata të Japonisë, duke krijuar një shpërthim spektakolar që tërhoqi vëmendjen e mijëra spektatorëve dhe u shpërnda gjërësisht në rrjetet sociale.

Pas mesnate, në disa zona të kryeqytetit belg, Bruksel, janë shënuar incidente serioze sigurie, ku grupe të rinjsh kanë hedhur fishekzjarre drejt forcave të policisë dhe kanë vënë zjarr objekteve në mes të rrugëve, sipas burimeve zyrtare. Ngjarjet ndodhën gjatë orëve të para pas ndërrimit të viteve, duke detyruar autoritetet të forcojnë praninë policore për të rivendosur rendin dhe sigurinë publike. Policia ndërhyri për të shpërndarë turmat dhe për të neutralizuar situatat e rrezikshme.

Policia në Holandë u përball me një nivel “të paprecedentë dhune” gjatë festimeve të Vitit të Ri. Oficerët u qëlluan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa sulmet ndaj policisë dhe zjarrfikësve u raportuan në mbarë vendin.

Ky është moment i shpërthimit të zjarrit në një resort turistik në Zvicër duke shkaktuar një tragjedi të rëndë me viktima e të plagosur. Nga pamjet, zjari ka shpërthyer rreth orës 01:30 të mëngjesit në lokalin “Le Constellation”, një bar-restorant shumë i frekuentuar nga të rinjtë në zonën turistike të Crans-Montana, teksa njerëzit po festonin vigjiljen e vitit të ri. Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme