Bota 14 January 2025, 15:38 Nga VNA

AfD shkakton tronditje, dërgon bileta dëbimi për 30 mijë emigrantë

Ndaje në Whatsapp
AfD shkakton tronditje, dërgon bileta dëbimi për 30 mijë

  • "Me 23 shkurt do të largoheni, vetëm rikthimi mund ta shpëtojë Gjermaninë"

Një biletë dëbimi vetëm vajtje, e datuar për 23 shkurt, dita e zgjedhjeve federale gjermane, është shpërndarë në kutitë postare të rreth 30 mijë personave me prejardhje migratore.

Kjo është provokimi i fundit i firmosur nga disa seksione rajonale të ekstremit të djathtë gjerman, AfD, që ka tronditur opinionin publik. "Ja çfarë kanë gjetur në postën e tyre personat me prejardhje migratore në zonën e Karlsruhe," ka denoncuar një përdorues në Instagram, i përhapur më pas nga gazeta Frankfurter Rundschau, duke publikuar foton e biletës që i ngjan një karte të zakonshme për udhëtim ajror.

Fjala e shtypur mbi biletën, drejtuar një pasagjeri tashmë të identifikuar si "imigrant ilegal," nuk lë vend për dyshime: "Vetëm rikthimi mund ta shpëtojë Gjermaninë." Një kod QR drejton më pas në faqen e AfD-së në Karlsruhe, ku mund të shkarkohet bileta dhe të lexohen kërkesat e partisë, të shoqëruara me një link për donacione.

Fletëpalosjet janë shpërndarë gjithashtu gjatë fundjavës në Riesa, në kongresin e ekstremit të djathtë që zyrtarisht lançoi lideren Alice Weidel për garën e kancelares.

Policia e Karlsruhe ka nisur një hetim për dyshim nxitjeje të urrejtjes. Megjithatë, shoqata rajonale e partisë ka theksuar se kërkesat në pjesën e pasme të biletës janë "legjitime" dhe "në përputhje me ligjin," duke specifikuar se ato i referohen ekskluzivisht personave që ndodhen ilegalisht në Gjermani.

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme