Bota 13 January 2025, 22:53 Nga VNA

U vranë 50 persona në rripin e Gazës, autoritetet palestineze: Qyteti u bombardua gjatë gjithë ditës

Ndaje në Whatsapp
U vranë 50 persona në rripin e Gazës, autoritetet palestineze:

Më shumë se 50 persona u vranë sot nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës , në pjesën veriore të enklavës palestineze, njoftuan shërbimet e shpëtimit. Sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal.

Qyteti më i madh i enklavës palestineze u bombardua gjatë gjithë ditës.

Objektivat ishin “shkollat, shtëpitë, madje edhe vend grumbullimet e njerëzve”.

Në një nga këto sulme, njëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një shtëpi në lagjen Sujaiya.

Në një tjetër bombardim, kundër një grupi palestinezësh në rrugën Al Maamal, u vranë shtatë të tjerë. Pesë persona u vranë nga sulmi në një shkollë në lagjen Al Daraj.

“Në spitale nuk ka hapësirë për të trajtuar të plagosurit”, shtoi Basal.

Bombardimet vijnë pasi Hamasi dhe zyrtarët izraelitë thonë se është bërë përparim në bisedimet për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen atje pasi grupi islamik palestinez sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023.

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme