Bota 14 January 2025, 16:42 Nga VNA

Gaza/ Hamas pranon marrëveshjen

Ndaje në Whatsapp
Gaza/ Hamas pranon marrëveshjen

Në mesin e 33 pengjeve do të jenë pesë ushtaret izraelitë. Ata do të këmbehen me 50 të burgosur palestinezë, 30 prej të cilëve janë militantë të dënuar me burgim të përjetshëm. Deri në përfundim të fazës së parë, të gjitha pengjet civile – të gjallë apo të vdekur – parashikohet të jenë liruar, sipas projekt-marrëveshjes, të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press. Gjatë këtyre 42 ditëve të para, forcat izraelite do të tërhiqen nga qendra e populluara, palestinezëve do t’u lejohet të fillonë kthimin nëpër shtëpitë e tyre në Gazën veriore dhe do të shtohet sasia e ndihmave humanitare që hynë në enklavë. Detajet për fazën e dytë të marrëveshjes duhet të diskutohen gjatë fazës së parë. Marrëveshja nuk përfshin garanci të shkruara se armëpushimi do të mbetet në fuqi ndërkohë, duke i lënë mundësi Izraelit të rifillojë fushatën ushtarake pas përfundimit të fazës së parë, por ndërmjetësit ndërkombëtarë i kanë dhënë Hamasit garanci. Sipas marrëveshjes, Izraelit do t’i lejohet që gjatë fazës së parë të mbajë nën kontroll Korridorin Filadelfi, një pjesë e territorit që shtrihet përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin, por do të tërhiqet nga korridori që ndanë Gazën në mes. Në fazën e dytë, Hamasi duhet të lirojë pengjet e tjera që janë gjallë, kryesisht ushtarë, në këmbim të të burgosurve tjerë palestinezë dhe “tërheqjes së plotë” të forcave izraelite nga Gaza. Nëse ndërkohë nuk negociohet një qeveri alternative për të qeverisur Gazën në këto bisedime, atëherë Hamasi do të vazhdojë të ketë kontrollin mbi këtë territor. Në fazën e tretë, trupat e pengjeve të vrara do t’i kthehen Izraelit në këmbim të një plani 3 deri 5 vjeçar rindërtimi të Gazës, që do të bëhet nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

VOA

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme