Kronika 9 January 2026, 19:38 Nga VNA

Zjarret që hapin rrugë betonit: Kush përfiton nga flakët dhe a ka kurajë shteti të ndalë ndërtimin mbi to?

Ndaje në Whatsapp

Zjarret që hapin rrugë betonit: Kush përfiton nga flakët dhe

Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të kuptuar se kush fshihet pas djegies së magazinave në zonën e 5 Majit, nëse zjarri rezulton i qëllimshëm: mjafton të presim dhe të shohim kush do të ndërtojë aty më pas. Ata që do të përfitojnë nga ky zjarr janë, me shumë gjasë, edhe autorët e krimit. Kështu argumenton Ergys Mërtiri, duke e lidhur këtë ngjarje me një fenomen tashmë të njohur në Shqipëri.

Epidemia e zjarreve që shpërthejnë pikërisht aty ku “u bëjnë punë” ndërtuesve nuk është as rastësi dhe as përjashtim, por një shfaqje e zakonshme e një realiteti të degraduar. Në mungesë të veprimit institucional, mbetet të paktën reagimi shoqëror: dënimi moral i atyre që shkatërrojnë prona, hapësira dhe jetë për interes privat. Sipas Mërtirit, shoqëria duhet të ndalojë së konsideruari “të fortë” apo “të zotë” ata që bëjnë zullume dhe u bien në qafë të tjerëve, dhe të paktën t’i përjashtojë moralisht, për të ruajtur ndërgjegjen kolektive.

Një precedent domethënës vjen nga Greqia. Kur zona të tëra me gjelbërim dhe pyje u dogjën në kodrat e Athinës, kryeministri i atëhershëm Karamanlis shpalli një moratorium të prerë: në çdo zonë të djegur nuk do të jepeshin leje ndërtimi. Masa ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë — zjarri nuk do të shpërblehej me beton.

Kjo qasje mund dhe duhet të diskutohet edhe për Shqipërinë, jo vetëm për rastin e tregut te Medreseja apo 5 Maji, por për çdo zjarr të dyshimtë që hap rrugë zhvillimit urban. Pyetja që mbetet është e thjeshtë dhe politike njëkohësisht: a ka kurajë kryeministri shqiptar të marrë një vendim të tillë dhe të presë përfundimisht lidhjen mes zjarrit dhe përfitimit nga ndërtimi?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme