Kronika 9 January 2026, 12:37 Nga VNA

Hetimet për Ballukun/ SPAK dhe BKH kontrolle në disa biznese

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për Ballukun/ SPAK dhe BKH kontrolle në disa biznese

SPAK dhe BKH po ushtrojnë kontrolle në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim për abuzime me tenderat.

Kontrollet janë kryer te Arbër Abazi, i cili ka lidhje familjare me Belinda Ballukun. Burimet bëjnë me dije se janë kontrolluar zyra dhe banesa e Abazit, ndërsa ka edhe vendim për kontroll personal.

Në kuadër të hetimeve për tenderat e Unazës, kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e biznesmenëve të tjerë.

Balluku është është e pandehur për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë ndërsa po hetohet për 7 lotet e Unazës së Madhe dhe koncesionin e Rrugës Thumanë-Kashar.

SPAK ka kërkuar leje nga Kuvendi për arrestimin e numrit dy të qeverisë, ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë më 22 janar lidhur me kërkesën e kryeministrit, e cila ka të bëjë me pezullimin nga detyra.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme