Kronika 9 January 2026, 18:29 Nga VNA

Përmbytjet në Durrës/ Banorët sërish në protestë, përplasen me policinë para bashkisë

Ndaje në Whatsapp

Përmbytjet në Durrës/ Banorët sërish në

Banorët e Durrësit kanë dalë edhe këtë të premte në protestë për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Protesta u zhvillua para Bashkisë së Durrësit, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes dhe reagimit nga ana e institucioneve.

Sipas protestuesve, përmbytjet kanë paralizuar qytetin dhe janë pasojë e mungesës së përgjegjësisë dhe angazhimit të autoriteteve për pastrimin në kohë të kanaleve kulluese. Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet shtetërore dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

“E drejta e dëmshpërblimit u takon të gjithëve, mos veproni në kurriz të njëri-tjetrit”, tha një protestuese gjatë zhvillimit të tubimit.

Gjatë protestës pati tensione me forcat e rendit pranë bashkisë. Disa protestues hodhën mjete piroteknike për të shprehur pakënaqësinë e tyre, ndërsa disa prej tyre tentuan të futen në ambientet e institucionit. Mësohet se një person u shoqërua nga policia për hedhjen e fishekzjarreve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme