Kronika 9 January 2026, 19:31 Nga VNA

Altin Dumani jo vetëm prokuror i SPAK, do të trajnoj edhe hetuesit nga Kosova

Ndaje në Whatsapp

Altin Dumani jo vetëm prokuror i SPAK, do të trajnoj edhe hetuesit nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesën e ish-kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumanit për të marrë pjesë në aktivitete jashtë funksioneve të zakonshme të prokurorit.

Ai ka marrë leje për t’u angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, aktivitet i organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Dumani përfundoi mandatin trevjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ushtron detyrën si prokuror i thjeshtë, duke mbajtur gjithashtu drejtimin e sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.

Po gjatë ditës, KLP vendosi edhe emërimin e prokurorit Arens Çela në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Tiranë. Mandati i Çelës është trevjeçar dhe do të përfundojë më 10 janar 2029.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme