Një nga krimet e pazgjidhura prej dekadash në Gjermani ka marrë një kthesë dramatike.
Një 81-vjeçar ka pranuar në gjykatë se vrau turisten amerikane Amy Lopez, 24 vjeçe, më shumë se tri dekada më parë.Lopez ndodhej në Gjermani në vitin 1994 dhe po vizitonte qytetin Koblenz kur u zhduk.
Sipas prokurorisë, burri e takoi të renë dhe e joshi drejt një zone të izoluar pranë kalasë historike Ehrenbreitstein.Atje, sipas akuzës, ai e sulmoi seksualisht dhe më pas e vrau.
Trupi i 24-vjeçares u gjet më vonë, por për vite me radhë hetuesit nuk arritën të identifikonin autorin.Çështja mbeti e hapur për më shumë se tre dekada, derisa zhvillimet në hetim çuan te i dyshuari.
Në ditën e parë të gjyqit në Koblenz, 81-vjeçari pranoi përgjegjësinë për vrasjen. Rasti është një tjetër shembull i krimeve të vjetra që po rikthehen në gjykata dekada më vonë, ndërsa teknikat moderne hetimore u japin policive mundësinë të rishqyrtojnë prova që dikur nuk mund të analizoheshin në të njëjtën mënyrë.






















