Bota 20 August 2026, 06:59 Nga VNA

U tall nga interneti si “tmerrësisht i keq”, filmi kinez kthehet papritur në hit

Ndaje në Whatsapp
U tall nga interneti si “tmerrësisht i keq”, filmi kinez

Një film i vogël animacioni në Kinë po dëshmon se edhe kritikat negative mund të kthehen në reklamën më të mirë.

Filmi “Niu Lai” pati një fillim katastrofik në kinema. Gjatë dhjetë ditëve të para të shfaqjes, ai grumbulloi vetëm rreth 1,480 dollarë nga shitja e biletave.

Personazhet dhe stili i pazakontë i animacionit u kthyen shpejt në objekt talljeje në rrjetet sociale kineze.

Përdoruesit nisën të shpërndanin fotografi dhe video nga filmi, ndërsa komentet negative shtoheshin.

Por ndodhi pikërisht e kundërta e asaj që mund të pritej.

Kurioziteti i krijuar nga kritikat bëri që gjithnjë e më shumë njerëz të shkonin në kinema vetëm për të parë filmin për të cilin po fliste interneti.

Të hënën, “Niu Lai” arriti të siguronte rreth 1.2 milionë dollarë të ardhura vetëm brenda një dite, ndërsa të ardhurat totale u ngjitën në rreth 2.5 milionë dollarë.

Sipas raportimeve të mediave kineze të cituara nga AP, projekti është edhe më i pazakontë sepse pretendohet se filmi është realizuar gjatë pesë viteve nga vetëm dy persona: regjisori dhe nëna e tij. Associated Press thekson se nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur këtë detaj.

Historia e “Niu Lai” është kthyer kështu në një shembull të fuqisë së rrjeteve sociale: një film që pothuajse askush nuk po e shihte u kthye në fenomen pikërisht sepse njerëzit nisën të diskutonin se sa i keq ishte.

Video

Spektakël dhe adrenalinë në qiell! Rreth 150 pilotë nga e gjithë bota konkurruan në Kampionatin Botëror të Paragliding, duke përshkuar një itinerar prej rreth 100 kilometrash me pika të përcaktuara përmes GPS-it. Shpejtësia, koha dhe qëndrimi në krye të garës përcaktuan pikët, ndërsa dhjetëra paragliderë dhuruan pamje spektakolare në qiell.

Një ngjarje e rëndë është raportuar pranë kufirit mes Republikës së Afrikës Qendrore dhe Kamerunit, ku një rrëshqitje dheu ka goditur një minierë artizanale ari. Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra persona dyshohet se janë varrosur nën masën e dheut, ndërsa ekziston frika se disa prej tyre mund të jenë ende të bllokuar nëntokë. Ngjarja ka ndodhur teksa njerëzit ndodheshin duke punuar në minierë. Rrëshqitja e dheut ka zënë në befasi punëtorët, duke shkaktuar një situatë të rëndë. Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të viktimave, ndërsa vijojnë përpjekjet për të përcaktuar numrin e personave të bllokuar dhe për zbardhjen e plotë të përmasave të tragjedisë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme