Sociale 19 March 2025, 14:06 Nga VNA

Kredia për ndërtimin u rrit me 23% në 2024-n

Ndaje në Whatsapp
Kredia për ndërtimin u rrit me 23% në 2024-n

Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më të lartë historik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar disbursoi kredi të reja për sektorin e ndërtimit në vlerën e 48.6 miliardë lekëve, në rritje me 22.7% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, rritja me një bazë të gjerë e kredisë për biznesin vitin e kaluar ka bërë që pesha e ndërtimit ndaj totalit të kredisë së re për sipërmarrjen të bjerë.

Kredia e re për ndërtimin përbënte 16.8% të gjithë kredisë së re për bizneset të dhënë nga sektori bankar vitin e kaluar, në rënie nga niveli prej 18.2% i një viti më parë. Ndërtimi ishte sektori i dytë më i kredituar në ekonominë shqiptare, pas tregtisë. Teprica e kredisë për ndërtimin në fund të dhjetorit arriti në 77.9 miliardë lekë, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.

Kredia për ndërtimin ka shënuar një cikël të ri rritjeje pas pandemisë, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet. Mbështetur në të dhënat e INSTAT, vitin e kaluar vlera e lejeve të ndërtimit për ndërtesa, përfshi rikonstruksionet, ishte rreth 91.8 miliardë lekë, në rritje me 13.4% krahasuar me një vit më parë. Rritja e investimeve në ndërtim është mbështetur nga kërkesa e lartë, e lidhur veçanërisht me blerjet nga jorezidentët dhe me zgjerimin e kapaciteteve akomoduese për turistët e huaj.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e vitit të kaluar indeksi Fischer i çmimeve të banesave shënoi një rritje vjetore me 16.9%. Rritja e çmimeve duket se nxitur edhe sektorin bankar të mbështesë investimet në këtë sektor. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e portofolit nuk lidhet me financimin e ndërtesave, por me atë të projekteve të investimeve në infrastrukturë. Falë një performance financiare mjaft pozitive në vitet e fundit, sektori bankar e ka shtuar oreksin për rrezik dhe po shfaqet i gatshëm edhe për ekspozime të mëdha në huatë korporative.

Rritja e shpejtë e kredisë, nga ana tjetër, po e shqetëson Bankën e Shqipërisë. Vitin e kaluar, Guvernatori, Gent Sejko, vendosi edhe aplikimin për herë të parë të një shtese kundërckilike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Një shtesë prej 0.25 pikë përqindje u vendos së pari në qershor 2024, ndërsa në fund të dhjetorit u vendos një rritje e mëtejshme, duke e çuar shtesën kundërciklike në nivelin 0.5%./ Monitor

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme