Sociale 17 March 2025, 20:17 Nga VNA

Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Ndaje në Whatsapp
Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut

Veprimtaritë industriale dhe ekonomike po kërcënojnë integritetin ekologjik të lumit Vjosa dhe degëve të tij kryesore, përfshirë Drinon, Shushicën dhe Bënçën.

Organizata mjedisore EcoAlbania ka publikuar një raport që evidenton kërcënimin e integritetit të lumit Vjosa prej aktiviteteve industriale dhe ekonomike të kompanive që shtrihen brenda territorit të Parkut Kombëtar dhe degëve të tij.

“Gjetjet e këtij raporti janë një kambanë alarmi për mbrojtjen e integritetit ekologjik të Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa,” u shpreh drejtori ekzekutiv i Eco Albania, Olsi Nika.

“Për të frenuar shkatërrimin e ekosistemit delikat të Vjosës, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet shtetërore dhe aktorët lokalë për të siguruar zbatimin efektiv të masave të propozuara në Planin e Menaxhimit të Parkut dhe për të garantuar që Vjosa të mbetet e mbrojtur për brezat e ardhshëm”, vijoi ai.

Vjosa u shpall Park Kombëtar nga qeveria “Rama” dy vite më parë në 13 mars 2023, por deri sot ndikimi i presioneve nuk është adresuar në mënyrë serioze nga autoritetet.

Raporti i publikuar nga EcoAlbania tregon se dy vite pas këtij vendimi të qeverisë, numri i aktiviteteve ekonomike brenda kësaj zone vijon të mbetet i lartë.

Presionet kryesore që janë identifikuar si kërcënuese për rrjedhën e Vjosës janë të tilla si marrja dhe nxjerrja e ujit, marrja apo nxjerrja e zhavorrit nga lumi, dhe industritë nxjerrëse dhe përpunuese të naftës, bitumit, dhe disa mineraleve të tjera.

“Aktivitetet industriale shkaktojnë ndotje kimike, dëmtim të habitateve natyrore dhe ndryshime të cilësisë së ujërave”, citon raporti.

Raporti citon më tej se minierat dhe guroret përbëjnë një kërcënim për biodiversitetin ujor të lumit.

“Shkarkimet e materialeve të gërmuara ndikojnë thellësisht integritetin ekologjik të lumit dhe biotën, pasi ndër të tjera, këto përmbajnë metale të rënda”, shkruhet në raport.

Një tjetër kërcënim për integritetin e Vjosës është gjithashtu marrja e ujit. Një prej konflikteve të fundit mbi marrjen e ujit është pikërisht ai i qeverisë me banorët e Lumit të Vlorës, mbi projektin e devijimit  të ujit të Shushicës për Ujësjellësin e Himarës.

“Devijimi i burimeve natyrore, nga vendet e origjinës, në zonat rurale, drejt një destinacioni të ri turistik, do të sjellë, pashmangshmërisht, humbjen e biodiversitetit, kompromentimin e parametrave ekologjikë dhe cenimin e integritetit natyror në tërësi”, evidenton raporti si problematika kryesore ndaj marrjes së ujit.

Ekspertët mjedisore vijojnë më tej duke shkruar se reduktimi i prurjeve gjatë sezonit të thatë ndikon drejtpërdrejt në habitatet ujore dhe tokësore, duke kompromentuar mbijetesën e specieve të ndjeshme.

Një tjetër presion që dëmton vegjetacionin breglumor është edhe depozitimi i zhavorrit dhe inerteve të tjera pranë rrjedhës.

“Rrugët e hapura për depozitimin e zhavorrit e kanë shtuar dëmin. Të tjera ndikime shtesë janë shkaktuar edhe nga mungesa e menaxhimit të mbetjeve ndërtimore, prej të cilave janë krijuar kodrina të vogla mbi sipërfaqe, duke dëmtuar vegjetacionin breglumor”, citojnë gjetjet e raportit./BIRN/

 

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme