Sociale 16 March 2025, 17:33 Nga VNA

Mozaiku i Tiranës dhe Kupola Mbrojtëse

Ndaje në Whatsapp
Mozaiku i Tiranës dhe Kupola Mbrojtëse

Mozaiku i Tiranës dhe Kupola Mbrojtëse

Në një qytet ku historia shpesh mbulohet nga ndërtimet e reja pa një ndjeshmëri të vërtetë ndaj së shkuarës, ndërhyrja mbi Mozaikun e Tiranës me vendos përballë një pyetjeje të vështirë: A projektojmë mbrojtje në këtë mënyrë apo "pushtime urbane"?

Mozaiku i Tiranës, një nga dëshmitë më të hershme të jetës urbane në territorin e sotëm shqiptar, i përket një vile romake rustike të zbuluar rastësisht në vitin 1972. Ky mozaik, i krijuar mes shek. I dhe V pas Krishtit, tregon fazat e transformimit të një vile nga një rezidencë private në një hapësirë për komunitetin e hershëm të krishterë, të njohur si domus ecclesiae. Me elemente të pasura gjeometrike, harqe dhe simbolikë fetare si peshqit e krishterë, mozaiku është një dëshmi e rëndësishme e mënyrës sesi arti mund të shërbente si medium tranzicioni midis periudhave historike.

Arkitektura e rëndë mbi një art delikat

Projektuesit e strukturës mbrojtëse të re, të cilën e kanë quajtur një “shtresë e re e historisë”, kanë propozuar një kupolë betoni që rri pezull mbi mozaikun, duke krijuar një efekt të fuqishëm vizual. PO Në teori, kjo strukturë është frymëzuar nga motivi i lules së jetës, një simbol i vetë mozaikut . Pooooor në praktikë, ajo krijon një kontrast të dhunshëm mes një arti të ndërtuar nga gurë të vegjël gëlqerorë dhe një mbivendosjeje betoni që dominon çdo perspektivë vizuale!!!!! Personalisht ishte me e bukur ajo godina vogel e dikurshme tipike e shqiperise se mesme. Një paralele e nevojshme: Si do të sillej Italia? Një shembull për një qasje më të kujdesshme mund të shihet në projektet e ReUse Italy, një organizatë e cila fokusohet në restaurimin dhe ripërdorimin e trashëgimisë historike përmes ndërhyrjeve minimale dhe të ndjeshme . Siç thekson një nga arkitektët fitues të konkurseve të tyre: “The notion of reuse we promote is strictly related to the concept of life inside space. Martin Heidegger, in Building, Dwelling, Thinking, explained in a phenomenological way how the main purpose of a building is dwelling, and how a building acquires meaning through the act of dwelling. A building can be considered alive when someone dwells in it. We propose a notion of reuse that continues this idea, especially in terms of architecture ecology, which is, in our opinion, one of the main themes of our time.” Ky parim thekson një qasje të ndryshme nga ajo e përdorur në Mozaikun e Tiranës. Ndërsa ReUse Italy promovon një ndërhyrje që i lejon ndërtesat historike të marrin jetë të re duke ruajtur autenticitetin e tyre, kupola mbi mozaikun e Tiranës e veçon atë nga qyteti, duke e izoluar më shumë sesa e përfshin në hapësirën urbane . Nëse kete qasje do ta kishim ndjekur në Tiranë, a do të kishim sot një strukturë më të harmonizuar me mozaikun? A mund të ishte krijuar një mbrojtje që e thekson, dhe jo që e zvogëlon, vlerën e tij historike?

Për ta mbyllur mendimin tim (pak pro natyrës) me një "Peizazh që Rikthen Kohën"

Në një qytet të mbingarkuar si Tirana, ku hapësirat publike janë të pakta dhe ritmi urban gjithnjë e më i shpejtë, një ndërhyrje mbi një monument historik nuk duhet të krijojë një barrierë të re, por një hapësirë për reflektim dhe përjetim. Mozaiku i Tiranës, një dëshmi e rrallë e jetës romake, nuk ka nevojë për një kupolë të rëndë që e izolon nga konteksti i tij. Ajo që i mungon është një kornizë natyrore që e lë hapur ndaj kohës dhe kujtesës.

Një dorë peisazhisti!!!

Në vend të një strukture masive betoni, një hapësirë peisazhi e integruar do të mundësonte një ndërhyrje më të butë dhe më të qëndrueshme. Një park i vogël arkeologjik, me pemë dhe ulëse të vendosura natyrshëm, do të krijonte një vend pushimi ku vizitorët mund të ndaleshin dhe të udhëtonin me mendje nëpër historinë e këtij mozaiku.

Një mbulesë e lehtë, e ndërtuar me një strukturë transparente ose organike, do të kishte mjaftuar për ta mbrojtur nga reshjet, pa krijuar ndjesinë e një strehe betoni që dominon mbi të. E vërteta është se ky mozaik nuk ka nevojë të fshihet nën një “pëlhurë arkitekturore” të imponuar, por të marrë frymë si pjesë e një peizazhi të rigjallëruar, të kthyer në një pikë qetësie mes kaosit urban.

Sepse historia nuk kërkon të jetë e mbyllur në një kuti, por të ndjehet, të shihet dhe të jetohet. Nëse do të ishte trajtuar si një pjesë e një peizazhi natyror, Mozaiku i Tiranës nuk do të ishte thjesht një sit i mbrojtur, por një hapësirë ku qyteti dhe historia mund të bashkëjetojnë me ndjeshmëri dhe respekt.

Burimi: Ani Muraku

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme