Sociale 15 Mars 2025, 19:01 Nga VNA

Remitanca, por jo vota: Emigrantët nga Kukësi shfaqin pak interes për zgjedhjet

Ndaje në Whatsapp

Emigrantët e qarkut të Kukësit, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, janë kontribuesit kryesorë në ekonominë e zonës, por ata shfaqën interes të ulët për të votuar për shkak të problemeve me dokumentet dhe mungesës së besimit te politika lokale.

Një skulpturë tipografike është vendosur së fundmi në qendër të qytetit të Krumës, qendra administrative e bashkisë së Hasit. Skulptura paraqet një tekst në anglisht dhe një zemër, ku në  barkushen e djathtë është flamuri shqiptar dhe në të majtën, flamuri i Mbretërisë Bashkuar.  Skulptura është dëshmi e lidhjes mes bashkisë së vogël në Veri të Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar, ku ndodhet një numër i madh i diasporës nga Hasi.

Ishulli britanik është vendi i preferuar për emigrim i hasjanëve, kuksianëve dhe tropojanëve në vitet 1998-2000, ku për shkak të afërsisë me Kosovën asokohe në luftë, banorët e kësaj ane të kufirit gjetën mundësinë e një jete të re. Shumica e tyre përdorën identitetin si kosovar për t’i shpëtuar varfërisë. Dialekti i përafërt në të folur me atë të Kosovës u mundësoi atyre që me emra  të rremë të fitojnë azilin në Britaninë e Madhe, kryesisht në Londër.

Ky brez emigrantësh janë integruar prej vitesh me jetën në Britani, duke punuar kryesisht në sektorin e ndërtimit. Njëkohësisht këta emigrantët në Mbretërine e Bashkuar kanë përmirësuar ndjeshëm jetën ekonomike e sociale në Kukës, Has e Tropojë. Madje në bashkinë më të vogël të qarkut, ka prej vitesh bum ndërtimi të financuar me remitancat e tyre.

Një përfaqësues i Western Union, një prej kompanive që ofron transferta parash nga jashtë vendit i tha BIRN se vetëm përmes saj mbërrijnë miliona euro në vit.

“Për vitin 2024 përmes Western Union janë kryer transferta parash (hyrje)në vlerën e 4.2 milionë eurove”, thotë përfaqësuesi Ëestern Union në Kukës – një shifër kjo e barabartë me të ardhurat e parashikuara të Bashkisë Kukës për tre vitet në vijim.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, emigrantëve u është dhënë për herë të parë mundësia që të votojnë, por shumë pak prej banorëve të dikurshëm të qarkut Kukës kanë shprehur interes të përfshihen në politikën lokale.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Kukësi, megjithëse një nga qarqet me emigrancion të lartë, ka numrin më të ulët të votuesve emigrantë të regjistruar. Sipas të dhënave vetëm 3928 zgjedhës nga Kukësi janë regjistruar në KQZ.

“Zarfin që më ka ardhë për aplikim e kam hedhur në kosh dhe këtë veprim e kam  bërë në mënyrë të përsëritur,” iu përgjigj njëri prej emigrantëve regjistruesve nga Shqipëria.

“Kam një kompani ndërtimi, aty jam i përqendruar. Nuk më interesojnë zgjedhjet në Shqipëri,” shtoi ai.

Të ngarkuarit partiakë me punë për të kryer regjistrime në diasporë i thanë BIRN se procesi kishte qenë i vështrirë. Një funksionar i Partisë Socialiste në Has, i cili po ashtu drejton një institucion lokal, i tha BIRN në kushte anonimati se nga 12 veta që i kishin kërkuar të regjistronte, kishte arritur të bindte vetëm 6.

Ai thotë se arsyet e refuzimit janë të ndryshme dhe kryesisht pengesë është dokumentacioni i rregullt. “Nga 12 persona që kam marrë përsipër janë regjistruar vetëm 6 prej tyre, të tjerët nuk pranuan, pasi nuk duan të ekspozojnë adresën e banimit. Disa prej tyre nuk janë në rregull me letrat”, thotë ai. Por ai shtoi gjithashtu se  shumë prej emigrantëve nuk janë të interesuar të votojnë, pasi konsiderojnë të gjitha forcat politike në Shqipëri njëlloj dhe nuk preken prej zgjedhjeve këtu.

Një tjetër anëtar i kryesisë së PS-së në Kukës ia vuri fajin mungesës së dokumentacionit. “Shumë prej  emigrantëve nga Kukësi janë ilegalë si në Britaninë e Madhe, Gjermani apo vendet e tjera Perëndimore. Qenia ilegalë nuk i pengon ata të regjistrohen, por ato nuk duan të ekspozojnë adresën e banimit. Ndërkohë, ata që janë të regjistruar  si shtetas të Kosovës e kanë të pamundur.  Këtu kemi hasur në vështirësi”, thotë anëtari i kryesisë së PS-së Kukës, i cili kërkoi të mos i përmendej emri pasi ishte i paautorizuar për të folur.

Edhe Halit Muçmata, anëtar i kryesisë së degës lokale të PD-së beson se numrat e ulët në regjistrim vijnë për shkak të mungesës së dokumentacionit apo lejeve të rregullta të qëndrimit. Ai megjithatë beson se PD ka një avantazh mes të regjistruarave, por thotë se me gjasë votat nga diaspora do të ndahen në barazim. “Besoj se 50% e të regjistruarve apo diçka më shumë do të votojnë PD-në”, thotë për “BIRN” Muçmata.

Të dhënat e publikuara nga KQZ tregojnë se ndërsa interesi nuk ka qenë i lartë, votuesit e regjistruar përbëjnë rreth 4.7% të numrit të zgjedhësve të këtij qarku prej nga dalin 3 deputetë, sipas të dhënave të regjistrit të votuesve të vitit 2023.  Megjithatë, kjo shifër është gati tre herë më shumë se sa diferenca mes votave të kandidatëve për kryebashkiakë të dy partive kryesore në rang qarku, por i papërfillshëm nëse merret në konsiderat diferenca prej mbi 10200 votash që PD pati në qark në vitin 2021.

Pritshmëritë e ulëta për ndryshim të rezultatit të zakonshëm duket se e kanë bërë më të qetë fushatën për vota të emigrantëve në Kukës, një ndër të paktat rajone ku opozita nuk është ankuar për përdorim të administratës.

Kryetari i degës lokale të PD-së në Has, Elez Maçi thotë se ata nuk kanë as ankesa dhe as informacion për për ndërhyrje apo presione të pushtetit mbi administratën. “Nuk kemi ndonjë informacion për ndërhyrje apo presion edhe për faktin se  opozita e ka bashkinë e Hasit. Po të kemi do i bëjmë publike”, thotë ai. Ndërkohë që edhe në bashkinë e Kukësit, atmosfera është si më parë.

Megjithatë, për votat e emigrantëve u angazhuan edhe drejtues të institucioneve. Siç ndodh rëndom, punonjësve të administratës u kërkohet që të bëjnë secili nga 10 vota në favor të partisë në pushtet.

“Na është thënë që të bëjmë të mundur 10 vota secili, por pa ndonjë presion. Unë kam arritë të bëj të mundur vetëm regjistrimin e katër emigrantëve të një familje që gjenden në Francë. Tashmë ato janë regjistruar dhe unë kam njoftuar drejtorin për këtë me  “screenshot” për aplikimin e tyre,” tha punonjësi i administratës. “Nuk ju kam thënë se për kë të votojnë, por besoj se do votojnë PS-së pasi ua di bindjet,” përfundoi ai./BIRN/

 

 

Video

Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës Ragip Gila, i dyshuar si autor i masakrës me dy të vrarë e dy të plagosur. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë për akuzat vrasje në rrethana cilësuese, vjedhje, armëmbajtje, shkatërrim prone. Gila ekzekutoi Armando Palin e Liridon Lushin si dhe plagosi Erogen Vason që mendohet se ishte shënjestra dhe Meri Kacerin. Kamarierja e lokalit rrezikon të humbasë krahun dhe familja kërkon ndihmë për mjekim jashtë vendit. https://www.vna.al/kronika/njihet-me-masen-e-sigurise-ragip-gila-ne-gjykaten-e-shkodres-autor-i-dy--i14353

Reshjet intensive të shiut që përfshinë dhe qytetin e Vlorës, shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore. Më të prekura rezultuan lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”, ku prania e ujit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Kukës/ 21-vjeçari pa patentë shkakton aksident dhe largohet nga vendngjarja, shpallet në kërkim Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar si autor i një aksidenti të ndodhur rreth orës 00:30 të ditës së sotme, në vendin e quajtur “Agjencia”. Sipas policisë, i riu drejtonte automjetin pa leje drejtimi kur është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi I. H.. Pas ngjarjes, A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar G. Ll. dhe R. G., pasagjerë në automjetin e drejtuar nga i riu, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu janë dëmtuar edhe dy automjete të parkuara.

Kanë kaluar mbi 24 orë nga sulmet ajrore të Izraelit mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, të cilat sipas Tel Avivit kishin në shënjestër drejtues të lartë të Hamasit. Reagimet kanë vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-së shtyu mbledhjen e tij për nesër, për t’i dhënë mundësi kryeministrit të Katarit të marrë pjesë. Qeveria e Katarit kërkon që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mbahet përgjegjës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, por Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli ishte “plotësisht i justifikuar” pasi synoi udhëheqësit e Hamasit që organizuan sulmet e 7 tetorit 2023. Ndërkohë, Izraeli kreu sot sulme të reja në Jemen, duke deklaruar se forcat ajrore goditën “kampe ushtarake”, selinë e “departamentit të propagandës ushtarake të Houthive” dhe një “depo karburanti”. Në zhvillime të tjera, kryeministri britanik Keir Starmer u takua sot me presidentin izraelit Isaac Herzog, i cili e përshkroi bisedën si “të drejtpërdrejtë” dhe “të ashpër” mbi situatën në Gaza dhe sulmet në Doha. Deri tani nuk ka një deklaratë nga Starmer pas takimit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme