Sociale 14 Mars 2025, 19:05 Nga VNA

Punimet në Shushicë rifillojnë pavarësisht protestave të banorëve

Ndaje në Whatsapp
Punimet në Shushicë rifillojnë pavarësisht protestave

Punimet për ujësjellësin e kontestuar në Shuchicë kanë rifilluar, pavarësisht protestës së banorëve të Kuçit dhe fshatrave përreth. Banorët thonë se megjithëse presin prej kohësh sqarime, autoritetet u shmangen përballjeve me ta.

Pas ndërprerjes së punimeve në janar për shkak të protestave të banorëve, kompania që po ndërton ujësjellësin e Himarës në Shushicë i ka rifilluar sërish punimet të mërkurën, më 12 mars, pavarësisht se ka një padi në gjykatë dhe banorët e 30 fshatrave të lumit të Vlorës e kundërshtojnë projektin.

“Ishin ndërprerë punimet për një kohë dhe u kishte skaduar leja për punime nga bashkia e Himarës. Para gati një jave kanë marrë prapë leje, pavarësisht se ne e kemi kundërshtuar me forcë këtë histori”, tha Astrit Balilaj, banor i zonës.

Balilaj i tha BIRN se të mërkurën spontanisht, 40-50 banorë që ishin mbledhur në Kuç për probleme të tyre, përfshi ujësjellësin e papërfunduar të fshatit u përballën me punonjësit e kompanisë dhe u kërkuan të largohen.

“Ishte spontane. Gjetëm punonjësit që punonin dhe u thamë që duam të bisedojmë dhe jemi në pritje të përgjigjeve dhe sqarimit nga shteti dhe u kërkuam që të ndalonin punimet që të mos bëjmë konflikt. U thamë hiqni mjetet derisa ne ta zgjidhim këtë problem”, thotë Balilaj. Ai tregon se punonjësit kontaktuan me eprorët dhe me policinë dhe më pas u larguan dhe morën edhe mjetet.

Por sipas tij, lëvizja ishte vetëm për të shmangur përballjen me banorët. Ai thotë se kompania u kthye sërish të punonte të enjten më 13 mars dhe se këtë herë ishte e shoqëruar me polici.  “Sot vumë re që sot vazhdonin punë dhe kishte edhe prani të forcave të policisë”, tha ai. Ai tha se nuk ka pasur protestë të re, por shtoi se banorët e zonës prej muajsh presin sqarime dhe informacion, por autoritet as kanë marrë pjesë në takimet e organizuara prej tyre as i kanë ftuar t’i dëgjojnë.

Balilaj thotë se ata kundërshtojnë projektin pasi tubacionet që po vendosen dëshmojnë se sasia e ujit që do merret është shumë më e madhe nga premtimet me fjalë. Sipas tij me gojë banorëve u është premtuar që do merret vetëm 1/3 e ujit dhe se në pikën e kontrollit të punësohet një banorë i zonës, por në praktikë tubacioni nuk ndryshon. Sipas tij teoria e punësimit të një banori për të kontrolluar rrjedhën e ujit që merret është tallje.

“Duket sikur po tallen me ne. Minimalisht shteti duhet të vijë dhe duhet të na thërrasë neve dhe të na sqarojnë e të bien dakord për një zgjidhje ndryshe ne jemi të dëtyruar të vazhdojmë protestat”, tha ai.

Aktivistja e mjedisit nga Eco Albania, Besjana Guri i tha BIRN këmbëngulja për të vijuar punimet ndërsa nuk janë zgjidhur kundërshtitë është e papranueshme.

“Përpjekjet e vazhdueshme për të shtyrë përpara këtë projekt, pavarësisht kundërshtimit të qartë nga komuniteti dhe ekspertët, janë të papranueshme. Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa dhe marrja e ujit nga burimi i kryesor i saj cënojnë integritetin e tij dhe biodiversitetin e zonës. Ne qëndrojmë të bashkuar me banorët këtë betejë”, tha Guri.

Shushica është një nga dy lumenjtë tributarë të lumit Vjosa, që në mars të vitit 2023 u shpall park kombëtar. Projekti i ujësjellësit të Himarës parashikon devijimin e ujit nga burimi i lumit të Shushicës për ta kanalizuar atë nëpërmjet një tubacioni 17 km drejt bregdetit të Himarës në mënyrë që të përmbushë kërkesat e turizmit masiv.

Banorët ndërkohë ngrenë dyshime se tubacionet në përmasa të mëdha, nuk po instalohen thjesht për ujësjellësin, por mund të përdoren për hidrocentrale. Në dhjetor të vitit që shkoi Gjykata Administrative rrëzoi planet për 4 HEC-e në këtë lumë, pas ankimit prej banorëve dhe organizatave të mjedisit. Projektet për HEC-e u miratuan 3 vjet më parë./BIRN/

 

Video

Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës Ragip Gila, i dyshuar si autor i masakrës me dy të vrarë e dy të plagosur. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë për akuzat vrasje në rrethana cilësuese, vjedhje, armëmbajtje, shkatërrim prone. Gila ekzekutoi Armando Palin e Liridon Lushin si dhe plagosi Erogen Vason që mendohet se ishte shënjestra dhe Meri Kacerin. Kamarierja e lokalit rrezikon të humbasë krahun dhe familja kërkon ndihmë për mjekim jashtë vendit. https://www.vna.al/kronika/njihet-me-masen-e-sigurise-ragip-gila-ne-gjykaten-e-shkodres-autor-i-dy--i14353

Reshjet intensive të shiut që përfshinë dhe qytetin e Vlorës, shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore. Më të prekura rezultuan lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”, ku prania e ujit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Kukës/ 21-vjeçari pa patentë shkakton aksident dhe largohet nga vendngjarja, shpallet në kërkim Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar si autor i një aksidenti të ndodhur rreth orës 00:30 të ditës së sotme, në vendin e quajtur “Agjencia”. Sipas policisë, i riu drejtonte automjetin pa leje drejtimi kur është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi I. H.. Pas ngjarjes, A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar G. Ll. dhe R. G., pasagjerë në automjetin e drejtuar nga i riu, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu janë dëmtuar edhe dy automjete të parkuara.

Kanë kaluar mbi 24 orë nga sulmet ajrore të Izraelit mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, të cilat sipas Tel Avivit kishin në shënjestër drejtues të lartë të Hamasit. Reagimet kanë vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-së shtyu mbledhjen e tij për nesër, për t’i dhënë mundësi kryeministrit të Katarit të marrë pjesë. Qeveria e Katarit kërkon që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mbahet përgjegjës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, por Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli ishte “plotësisht i justifikuar” pasi synoi udhëheqësit e Hamasit që organizuan sulmet e 7 tetorit 2023. Ndërkohë, Izraeli kreu sot sulme të reja në Jemen, duke deklaruar se forcat ajrore goditën “kampe ushtarake”, selinë e “departamentit të propagandës ushtarake të Houthive” dhe një “depo karburanti”. Në zhvillime të tjera, kryeministri britanik Keir Starmer u takua sot me presidentin izraelit Isaac Herzog, i cili e përshkroi bisedën si “të drejtpërdrejtë” dhe “të ashpër” mbi situatën në Gaza dhe sulmet në Doha. Deri tani nuk ka një deklaratë nga Starmer pas takimit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme