Sociale 12 March 2025, 09:16 Nga VNA

Ndotja e ajrit dhe pensionet e ulëta, nxitës të rinj të emigracionit

Ndaje në Whatsapp
Ndotja e ajrit dhe pensionet e ulëta, nxitës të rinj të

Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit. Por paga më e lartë, një jetë më e mirë për fëmijët dhe shërbimet më të mira shëndetësore janë tre arsyet kryesore që po shtyjnë shqiptarët të emigrojnë jashtë vendit, sipas një anketës të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që mati ndjesinë në lidhje me sigurinë në 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

Anketa zbuloi një kategori të re emigrantësh në moshat e vjetra. Gjithnjë e më shumë po ikin nga vendi persona që po bashkohen me familjet e tyre dhe një kategori tjetër që ikën të përfitojë pension më të lartë në vendet pritëse.

Përveç azilkërkueseve tani gjithnjë e më shumë largimet po bëhen në mënyrë të rregullta, të tilla si kontratat e punës dhe bashkimet familjare. Gati 20 për qind e personave që kishin që kishin pohuar së do të largoheshin nga vendi kishin gjetur kontratë pune.

Lehtësimi i kritereve të punësimit sidomos në Gjermani po tërheqin shumë të rinj shqiptarë që tashmë në vend që të kërkojnë azil aplikojnë dhe marrin viza puna. Kriteret për gjuhën janë lehtësuar në disa profesione me aftësi të ulëta si në ndërtim dhe pastrim tani ikin lehtësisht.

Familjet shqiptarë që kanë emigruar më parë dhe tani janë bërë rezidentë në vendet pritëse, po bëhen magnet për tërheqjen e familjarëve të tjerë në Shqipëri. Ikjet për bashkim familjar janë një kategori i madhe. Nga personat që kanë pohuar se po planifikojnë të ikin nga Shqipëria 31 % zgjodhën si arsye bashkimin familjar.

Por gjithashtu një kategori pensionistesh janë duke u bashkuar më familjet jashtë vendit me qëllim për të përfituar pension më të lartë. Fëmijët po tërheqin prindërit, pasi pagesat e mbrojtjes sociale për moshat e vjetra janë shumë më të larta se pensionet në Shqipëri.

Gjithnjë e më shumë ka një kategori personash që takojnë shtresës së mesme që po ikin për shërbime më të mira arsimore dhe shëndetësore në vendet të tjera.

Një arsye tjetër që po vjen në rritje nga viti në vit është ndotja. Ndërtimet e shumta kudo në zonat e banuara dhe sidomos në Tiranë, e kanë dëmtuar cilësinë e jetesës. Gati 13 % për qind e personave që planifikojnë të largohen rendisin si arsye cilësinë më të mirë të ajrit dhe klimës në vendet pritëse.

Gjithashtu arsyeja për të studiuar jashtë vendit vlen për 19 për qind të personave që kanë planifikuar të ikin. Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Anketa gjeti se rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen. Nga ata që duan të largohen 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit./ Monitor

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme