Sociale 10 March 2025, 08:51 Nga VNA

Shqipëria, me numrin më të madh të punonjësve pa kontrata në rajon

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria, me numrin më të madh të punonjësve pa

Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dhe vendet fqinjë për shkak të informalitetit të lartë, pagave të ulëta dhe punësimit të pasigurte (pa kontrata). Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) që operon në ombrellën e BE, vërejti në një studim fundit se punësimi pa kontrata është mjaft i përhapur në Shqipëri dhe sidomos në punonjësit mbi 55 vjeç ku një e treta e tyre nuk e kanë një të tillë.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, punësimi pa kontratë në vendin tonë në të gjitha grupmoshat është më i lartë se në vendet e tjera të rajonit. P.sh. nga të rinjtë e grupmoshës 25-34 vjeç që janë punë 16% e tyre nuk kanë kontrata, niveli më i lartë rajonal. Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, punësimi pa kontratë në këtë grupmoshë është maksimumi 14% në Bosnjë  dhe minimumi 5% në Serbi, teksa në BE është 3%.

Në grupmoshën 34-44 vjeç, 17% e të punësuarve janë pa kontratë, në grupmoshën 44-54 vjeç 18%, teksa puna pa kontratë arrin kulmin në grup-moshën 55-64 vjeç me 33%. Punësimi pa kontratë është i pranishëm më shumë te punonjësit e rinj, ata me kualifikim të ulët, ose punonjës me profesione elementare. Ndërtimi, tregtia, akomodimi, shërbimet ushqimore dhe bujqësia janë sektorët me përqindjen më të lartë të punonjësve pa kontrata.

Përqindja e punonjësve që punojnë pa kontratë është më e përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor se sa në BE. Gjithashtu incidenca e punësimit informal është e lartë mes punonjësve më të moshuar (mosha 55–64) në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi, në kontrast me grup moshat e tjera. Në Shqipëri, 33% e punonjësve pa kontratë në  moshën 55–64 vjeç raportuan se punojnë në sektorë si ndërtimi, apo tregtia.

Lloji i kontratave ndikon në mënyrë të konsiderueshme në pasigurinë në punë. Në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, gjysma e punonjësve kanë frikë se do të humbasin punën në vitin e ardhshëm.

Pasiguria në punë është veçanërisht më e lartë mes atyre me kontrata të përkohshme ose pa kontratë, një model që mund të vërehet në të gjitha ekonomitë në zhvillim. Punonjësit më të frikësuar për humbjen e vendit të punës janë të rinjtë dhe ata me një nivel të ulët ose mesatar të arsimit. Nga ana tjetër punonjësit në sektorin publik, ata në arsim dhe shërbime shëndetësore, aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, ose transport ndihen më pak të shqetësuar për humbjen e punës se sa ata që punojnë në sektorë të tjerë.

ETF përllogarit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që do të thotë se vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj. Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetë-konsum./ Monitor

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme