Sociale 9 March 2025, 21:16 Nga VNA

Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-deputeti i Parlamentit Shqiptar Andis Harasani.

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-deputeti i Parlamentit

Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-deputeti i Parlamentit Shqiptar Andis Harasani.

Harasani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës po vuante prej 2 vitesh.

Ndarjen nga jeta, e ka bërë me dije bashkëshortja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Andis Harasanit, pas një beteje të fortë me kancerin. Ai ishte një bashkëshort, baba dhe mik i jashtëzakonshëm, që na dhuroi dashuri, mbështetje dhe forcë deri në fund. Do ta kujtojmë gjithmonë me mirënjohje dhe dashuri të pafundme."

Andis Harasani ka qenë dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme