Sociale 17 March 2025, 16:45 Nga VNA

Gjuhë fyese ndaj gjyqtarit, Komisioneri nis hetimin ndaj gazetarit Yzeiraj

Ndaje në Whatsapp
Gjuhë fyese ndaj gjyqtarit, Komisioneri nis hetimin ndaj gazetarit Yzeiraj

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nis hetimet ndaj gazetarit Ilir Yzeiraj, i cili përmes një analize ka përdorur një gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj gjyqtarit të Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Yzeiraj në shkrimin e tij nuk ndalej tek argumentat juridike, apo fakte konkrete, por diskriminonte gjyqtarin Pëllumbi për paraqitjen e tij fizike. “Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi pas nxitjes në platformat e rrjeteve sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi kryesisht (ex-officio) për këto pretendime dhe do të ndjekë rastin sipas të gjitha parashikimeve ligjore. Tejkalimi i lirisë së shprehjes, përmes përdorimit të gjuhës diskriminuese në media online dhe platformat e rrjeteve sociale, me rezonancë të lartë në shoqëri, nuk ndihmon në zhvillimin e një debati konstruktiv dhe të arsyeshëm në shoqërinë tone”, njoftoi Komisioneri.

?Deklaratë për mediat

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave dhe u sinjalizua me pretendimin për përdorimin në publik të gjuhës së papërshtatshme me konotacion denigrues, ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Posaçme të Apelit, nga gazetari I. Y. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi pas nxitjes në platformat e rrjeteve sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi kryesisht (ex-officio) për këto pretendime dhe do të ndjekë rastin sipas të gjitha parashikimeve ligjore. Tejkalimi i lirisë së shprehjes, përmes përdorimit të gjuhës diskriminuese në media online dhe platformat e rrjeteve sociale, me rezonancë të lartë në shoqëri, nuk ndihmon në zhvillimin e një debati konstruktiv dhe të arsyeshëm në shoqërinë tonë. Gjuha e urrejtjes është çdo formë e shprehjes në publik, me çdo mjet, e promovimit, nxitjes së denigrimit, urrejtjes ose shpifjes, çdo shqetësim, fyerje, stereotip negativ, stigmatizim ose kërcënim ndaj një personi ose grupi personash, si dhe çdo justifikim i të gjitha formave të shprehjes e bazuar në shkaqe diskriminimi.  (Ligji nr Nr. 10 221/2010). Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi fton botuesit dhe drejtuesit e mediave online të ruajnë kodin e etikës në media dhe të zbatojnë kuadrin ligjor që mbron dinjitetin e Njeriut në vendin tonë. 17/03/2025

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme