Sociale 16 March 2025, 19:51 Nga VNA

Gjysma e ndotjes botërore prodhohet nga 36 kompani: nga Arabia në Indi, ja cilat janë

Ndaje në Whatsapp
Gjysma e ndotjes botërore prodhohet nga 36 kompani: nga Arabia në

  • Tre kompanitë që ndotën më shumë në vitin 2023 janë Saudi Aramco, Coal India dhe Chn Energy.

Nëse do të ishte një shtet, Saudi Aramco, gjiganti shtetëror i naftës i Arabisë Saudite, do të ishte ndotësi i katërt më i madh në botë, pas Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Indisë. Në vitin 2023, kompania prodhoi 1.8 miliardë tonë emetime të dioksidit të karbonit (CO₂), sipas raportit më të fundit të Carbon Majors Report. Studimi tregon se gjysma e emetimeve globale të CO₂ vjen nga 36 kompani të karburanteve. Analiza krahason të dhënat e 169 kompanive të mëdha që operojnë në sektorët e naftës, gazit, qymyrit dhe çimentos. 5 kompani më ndotëse Pas Saudi Aramco, kompanitë që lëshuan më shumë CO₂ në vitin 2023 janë: Coal India (gjiganti indian i qymyrit) Chn Energy (Kinë) National Iranian Oil Company (kompania shtetërore e naftës e Iranit) Jinneng Group (kompani kineze e qymyrit) 36 kompanitë përgjegjëse për gjysmën e emetimeve Në vendin e gjashtë ndodhet Gazprom (gjiganti rus i gazit), i ndjekur nga: China Cement (Kinë) Rosneft (Rusi) Cnpc (Kinë) Shandong Energy (Kinë) Ndërmjet vendeve të 11-ta dhe 20-ta renditen: China National Coal Group (Kinë) Abu Dhabi National Oil Company (Emiratet e Bashkuara Arabe) Shaanxi Coal and Chemical Industry Group (Kinë) Sonatrach (Algjeri) ExxonMobil (SHBA) Shanxi Coking Coal Group (Kinë) Iraq National Oil Company (Irak) Chevron (SHBA) Shell (SHBA) Kuwait Petroleum Corp (Kuvajt) Të tjerat 16 kompani që plotësojnë listën janë: Petrobras (Brazil) QatarEnergy (Katar) Pemex (Meksikë) TotalEnergies (Francë) BP (Mbretëria e Bashkuar) Lukoil (Rusi) Glencore (kompani anglo-zvicerane) Equinor (Norvegji) China Huaneng Group (Kinë) Luan Chemical Group (Kinë) Nigerian National Petroleum Corp (Nigeri) Peabody Energy (SHBA) CNOOC (Kinë) ConocoPhillips (SHBA) Petronas (Malajzi) Eni (Itali) 25 nga 36 kompani janë shtetërore Nga këto 36 gjigantë të karburanteve fosile, 25 janë kompani shtetërore. Dhjetë prej tyre ndodhen në Kinë, vendi më ndotës në botë. Raporti Carbon Majors Report thekson gjithashtu se në vitin 2023: 41% e emetimeve erdhi nga qymyri 32% nga nafta 23% nga gazi 4% nga çimentoja "Emetimet globale të gazeve serrë vazhdojnë të rriten, me mbi gjysmën e të gjitha emetimeve të CO₂ nga burime fosile që vijnë nga vetëm 36 kompani," tha Johan Rockström, drejtor i Institutit të Potsdamit për Studimin e Ndikimit Klimatik. Ndërkohë, Christiana Figueres, ish-sekretare e përgjithshme e Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, deklaroi: "Këto kompani vazhdojnë ta mbajnë botën të varur nga karburantet fosile, pa asnjë synim për të ulur prodhimin."

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme