Sociale 17 March 2025, 17:05 Nga VNA

Megafon i qeverisë’: Si po e minon makineria e PR-it gazetarinë në Shqipëri 

Ndaje në Whatsapp
Megafon i qeverisë’: Si po e minon makineria e PR-it gazetarinë

  • Praktika e transmetimit të materialeve të parapërgatitura dhe propagandës qeveritare si kronika lajmesh fuqizon zyrat e PR-it dhe dëmton gjithnjë e më shumë gazetarinë e pavarur dhe profesionale në Shqipëri.
Në ekran mesditën e 10 shkurtit, kryetari i Bashkisë së Tiranës shfaqej i qetë dhe i buzëqeshur, ndërsa përuronte ndërtimin e një kopshti në lagjen Yzberisht të Tiranës. Kamera e ndiqte Erion Veliajn në çdo gjest, ndërsa inspektonte mjediset e kopshtit, bënte pyetje për përrallat që mësonin fëmijët dhe dëgjonte me vëmendje stafin e kuzhinierëve, teksa krenohej për zëvendësimin e margarinës me vajin e ullirit. Kjo video e kuruar në çdo detaj nga zyra e shtypit e Bashkisë, synonte të shfaqte një lider politik në krye të detyrës.  Por ndërsa televizionet e transmetonin kronikën e parapërgatitur me logon ‘live’, titrat njoftuan arrestimin e Veliajt me urdhër të SPAK. Në fotot e publikuara më vonë nga momenti i shoqërimit, Veliaj shfaqet i ngrysur dhe me fytyrë të tendosur, ndërsa dy agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit e përcjellin drejt një makine të zezë me një dosje në dorë. Videoja e përurimit të kopshit ‘Luleborë’ në Yzberisht nuk është rasti i parë ku Erion Veliaj apo zyrtarë të tjerë të mazhorancës, shfaqen në materiale filmike propagandistike, të cilat i shiten publikut nga media si kronika lajmesh, duke sfiduar etikën dhe profesionalizimin në gazetari. Një monitorim i kryer nga BIRN gjatë muajve Janar- Shkurt 2025 zbuloi se dhjetra materiale të parapërgatitura nga zyrat e shtypit pranë institucioneve kryesore ne vend, u transmetuan nga mediat kryesore audiovizive pa ndërhyrje editoriale. Të dhënat ngrenë pikëpyetje shqetësuese, pasi kjo praktikë ngre dyshime mbi aftësinë e medias për të qenë kritike dhe shfaq një formë të re të kapjes së saj, ku në vend të censurës apo presionit të drejtpërdrejtë, qeveria mbush peizazhin mediatik me përmbajtje propagandistike, duke e shndërruar median nga një vëzhguese kritike e pushtetit në një amplifikues të tij. “Përpjekja për të kontrolluar informacionin, diktuar raportimin e mediave dhe manipuluar vëmendjen e opinionit publik ka bërë që aktivitetet politike të realizohen me regji, pa praninë e gazetarëve, ku politikanët përcjellin mesazhin që duan, pa u shqetësuar nga pyetje apo komente të paparashikuara që mund të vijnë nga reporterët,” tha Elvin Luku, profesor i Asociuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. “Hapësirat e gazetarëve për të raportuar aktivitetet politike, ndjekjen e komisioneve apo seancave parlamentare janë kufizuar ndjeshëm,” shtoi ai. dhe Informim. Për të mbuluar një aktivitet qeveritar, gazetarët duhet të kalojnë përmes filtrit të këtij institucioni, i cili jo vetëm kontrollon aksesin, por shpesh parapërgatit informacionin për publikun, duke e shpërndarë përmes kanaleve të veta në rrjete sociale, si Facebook dhe Instagram. Në vend të një ndërveprimi të drejtpërdrejtë mes gazetarëve, institucioneve dhe zyrtarëve publik, Agjencia funksionon si një ndërmjetës, duke standardizuar narrativën dhe kufizuar hapësirat për pyetje dhe llogaridhënie. “Ka një tendencë sipas së cilës redaksitë e mediave tradicionale vizive apo web kanë ardhur duke u rrudhur, ndërsa aparatet e zyrave të shtypit apo drejtoritë e PR-it në institucionet kryesore sa vijnë e zgjerohen,” tha Elvin Luku. “Kjo ndodh sepse prodhuesit realë të një tipologjie lajmesh politike rezultojnë të jenë këto zyra PR-i,” shtoi ai. Në nivelin lokal, tabloja nuk ndryshon shumë. Zyrat e shtypit në bashkitë kryesore shpesh funksionojnë si aparate propagandistike të mirëorganizuara. Bashkia e Tiranës, e cila po përballet me probleme ligjore, ka një ekip prej 21 vetash të dedikuar për komunikimin, kryesisht të angazhuar në shpërndarjen e postimeve të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Edhe pse në shkallë më të vogël, të njëjtin model ndjekin dhe bashkitë e tjera kryesore. Durrësi ka katër punonjës të dedikuar për komunikimin, Shkodra shtatë, ndërsa Elbasani ka një numër të ngjashëm me Shkodrën. Vlora, nga ana tjetër, ka një staf edhe më të madh. Pavarësisht këtij investimi të konsiderueshëm në zyrat e shtypit, transparenca institucionale mbetet e ulët. Kërkesat për informacion shpesh injorohen, duke e detyruar publikun dhe gazetarët të ndjekin rrugën e ankimit administrativ për të marrë qoftë edhe përgjigjet më bazike. dukshme gjatë fushatave zgjedhore,” thotë Olta Blaceri, gazetare me dy dekada përvojë në raportimin politik. Disa institucione, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kuvendi, ende ofrojnë hapësira për gazetarët dhe operatorët televizivë, por edhe këto janë kufizuar. “Në shumë raste, sinjali i transmetimit u ofrohet mediave nga vetë institucionet – Kryeministria, Bashkia e Tiranës apo ministritë, të cilat dërgojnë materiale të gatshme në redaksi,” shpjegon Blaceri. Sipas saj, konferencat për shtyp janë bërë gjithnjë e më të rralla, duke kufizuar më tej mundësinë për pyetje kritike. Kjo tendencë nuk është e re, por është bërë më e dukshme gjatë dekadës së fundit. “Ka një centralizim të skajshëm të informacionit, dhe gazetarët janë gjithnjë e më të shkëputur nga burimi i lajmit,” thotë Ergys Gjençaj, një gazetar me mbi 25 vite përvojë në raportimin politik. “Shumë institucione, në vend që të ofrojnë qasje, e kanë kthyer komunikimin në një rrjedhë të kontrolluar nga PR-i i tyre, shpesh duke njoftuar se aktivitetet do të transmetohen ‘live në Facebook’.” Kjo qasje ka ndikuar edhe në rolin e zyrave të shtypit, të cilat, sipas Gjençajt, “nuk funksionojnë më si kanale për informim publik, por si mekanizma të kontrollit të krizave.” Në këtë klimë, hapësira për raportim të pavarur vazhdon të ngushtohet, ndërsa fuqia e institucioneve për të kontrolluar narrativën publike rritet.

Reporter.al

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme