Sociale 18 Mars 2025, 09:05 Nga VNA

Ligji për Bankën e Zhvillimit, kursimet që mund të mbledhë kufizohen deri në 2% të PBB-së

Ndaje në Whatsapp
Ligji për Bankën e Zhvillimit, kursimet që mund të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën ligjin “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”. Pas diskutimeve në Kuvend, variantit të propozuar nga Këshilli i Ministrave i janë bërë disa ndryshime të tjera, në pjesën që ka ngjallur më shumë debate, produktet e kursimit që kjo bankë do të mund të mbledhë nga publiku. Në nenin 8 të ligjit, Kuvendi ka saktësuar se Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë kursime kryesisht nga individët nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar. Në variantin e propozuar nga qeveria, ligji nuk përcaktonte kufizime për sa u takon subjekteve, duke lënë të hapur mundësinë për të mbledhur kursime edhe nga bizneset apo subjekte të tjera.

Gjithashtu, po në nenin 8, vendoset një kufizim për sasinë e kursimeve që Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë nga publiku. Shuma e pranuar e këtyre fondeve nga Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk duhet të jetë më e lartë se 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.  Projektligji parashikon se aktiviteti i Bankës së Zhvillimit do të financohet me pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku, veçanërisht nga individët që nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar, në formën e produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare.

Produktet e kursimit të mbledhura nga publiku do të garantohen me garanci shtetërore dhe përdoren për aktivitete promovuese.  Llojet e produkteve, karakteristikat e tyre, përfshirë kufizimet në vlerë, do përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit përgjegjës për ekonominë, duke respektuar kufijtë monetarë të përcaktuar në ligjin që rregullon sigurimin e depozitave. Kjo nënkupton se shuma e garantuar do të jetë e kufizuar.

Sipas kuadrit ligjor në fuqi, depozitat bankare sigurohen deri në shumën e 2.5 milionë lekëve, ndërsa ato të shoqërive të kursim-kreditit deri në 2 milionë lekë.  Subjekti ndërmjetës për mbledhjen e fondeve të kthyeshme nga publiku do të jetë një entitet i veçantë i Postës Shqiptare. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë me vendim kushtet kryesore të marrëdhënies ndërmjet entitetit të veçantë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Entiteti i veçantë i Postës Shqiptare dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila rregullon aspektet kryesore të funksionimit e të administrimit të fondeve të mbledhura dhe shpërndarjes së produkteve, minimalisht procedurat operacionale për shpërndarjen dhe administrimin e produkteve financiare; interesat e zbatueshëm për produktet financiare të ofruara; detyrimin për informimin e transparencën ndaj publikut mbi produktet.

Projektligji parashikon gjithashtu si burime financimi linjat e kredisë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe përdorimin e instrumenteve të tjera financiare të garantuara, rast pas rasti, me garanci shtetërore, duke respektuar parimet e përcaktuara në ligjin që rregullon

huamarrjen shtetërore. Emetimi i titujve të garantuar me garanci shtetërore nuk do t’u nënshtrohet parashikimeve të ligjit që rregullon tregjet e kapitalit.  Aktiviteti i mbledhjes së produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare, mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë, entiteti i veçantë i Postës Shqiptare, nuk do të jetë subjekt licencimi.

Projektligji gjithashtu përcakton se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive. Banka e Shqipërisë do përcaktojë, gjithashtu, metodologjinë e mbikëqyrjes së aktivitetit të mbledhjes së produkteve të kursimit, si dhe të raportimit statistikor./ Monitor

Video

Një aksident zinxhir në tunelin Villafranca në Sicili. Në aksident u përfshinë rreth 80 automjete, përfshirë furgonë, makina dhe mjete të rënda. Për shkak të përplasjes së madhe, qarkullimi në autostradë u bllokua plotësisht për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës dhe nxjerrjen e personave që ndodheshin brenda tunelit.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar retorikën ndaj Kubës, duke thënë se pret të ketë “nderin” për ta “marrë Kubën”. Duke folur me gazetarët, Trump la të kuptohet se beson që Shtetet e Bashkuara “mund të bëjnë çfarë të duan” me Kubën. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Uashingtoni dhe Havana kanë nisur bisedime me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tyre kryesisht të tensionuara, të cilat kanë arritur një nga momentet më të kontestuara në 67 vite, që nga rrëzimi i një aleati të ngushtë të ShBA-së nga Fidel Castro.

Pas 35 vitesh ja kush sfidon seriozisht Sali Berishën për postin e kryetarit të PD…

Ish numri dy i AKSHIT Hava Delibashi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Delibashi ndodhet aktualisht në arrest shtëpie pasi dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme