Rajoni 11 June 2025, 16:07 Nga VNA

Kosova hap dyert për emigrantët – pjesë e marrëveshjes me SHBA për zhvendosje të përkohshme dhe kthim të sigurt

Ndaje në Whatsapp
Kosova hap dyert për emigrantët – pjesë e marrëveshjes

Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në territorin e Kosovës. Sipas deklaratës zyrtare të zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, ky angazhim është pjesë e përpjekjeve për të kontribuar në menaxhimin e migracionit ndërkombëtar dhe lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre personave në vendet e tyre të origjinës.

Marrëveshja parashikon që gjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona të zhvendosen përkohësisht në Kosovë. Qeveria kosovare do të ketë të drejtën të përzgjedhë individët nga një listë e propozuar, për aq sa ata përmbushin kriteret e caktuara për sigurinë, sundimin e ligjit dhe rendin publik.

Në një reagim zyrtar, Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, janë përfshirë në kontaktet e fundit në kuadër të një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar. Nga DASH theksuan gjithashtu se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është vendimtar për të parandaluar migracionin e paligjshëm dhe masiv, si dhe për forcimin e sigurisë kufitare.

Ndërkohë, sipas një raportimi të agjencisë së lajmeve Reuters, në listën e vendeve ku mund të ndodhë një zhvendosje e tillë përkohësisht, përveç Kosovës, figuron edhe Serbia, e cila është duke shqyrtuar mundësinë për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi rajonal për trajtimin e migrantëve.

Po ashtu, më 26 maj, Qeveria në detyrë e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të diskutuar edhe me Mbretërinë e Bashkuar mbi një propozim për ngritjen e “qendrave të kthimit” në territorin kosovar, ku do të strehoheshin përkohësisht azilkërkues të refuzuar nga Britania e Madhe. Këto diskutime janë ende në fazë paraprake dhe kërkojnë konsultime të mëtejshme institucionale dhe ndërkombëtare.

Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësime serioze për këtë nismë. Human Rights Watch ka paralajmëruar se përdorimi i vendeve të Ballkanit si vende pritëse për migrantët mund të çojë në shkelje të të drejtave të tyre, si dhe të krijojë sfida të reja sociale dhe ekonomike për vendet pritëse, të cilat shpesh vetë përballen me kapacitete të kufizuara institucionale.

Pavarësisht sfidave të mundshme, autoritetet në Prishtinë e konsiderojnë këtë si një hap të përgjegjshëm dhe strategjik, në përputhje me partneritetin afatgjatë me Shtetet e Bashkuara dhe përkushtimin ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar në menaxhimin e krizave globale humanitare dhe migratore.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme