Rajoni 28 May 2025, 20:47 Nga VNA

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu”/ Alarmi në Luginën e Preshevës: Asnjë polic shqiptar nuk u pranua

Ndaje në Whatsapp
“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu”/ Alarmi

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, shqiptarët nuk po pranohen as në institucione tjera. Zyrtarë lokalë ngrenë zërin përballë asaj që duket të jetë një përpjekje për t’i dëbuar shqiptarët nga toka e tyre.

“Po diskriminohemi çdo ditë. E kemi shifrën e fundit ku asnjë polic shqiptar nuk është pranuar në konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Dhe ky diskriminim është pasojë se çdo ditë po diskriminohemi. Nga 43 policë të pranuar, asnjë shqiptar në Bujanoc e Preshevë nuk është punësuar dhe pastaj kemi në 22 të punësuar në Medvegjë, asnjë shqiptar nuk është i punësuar.

Edhe pse nga numri që e kemi ka qenë 11 persona të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Qasja e ministrit Sveçla është për t’u përshëndetur, sepse duhet të përdoret reciprociteti”, thekson Enkel Rexhepi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“T’i bëjë shqiptarët e pasigurt në autoktoninë e tyre, që t’i dëbojë. Njëlloj është programi dhe elaborati edhe sot aktiv që ka qenë aktiv gjatë viteve të 90-ta. Absolutisht në theks të veçantë ka bërë gjithmonë për 100 vite të tëra presione dhe padrejtësi ndaj shqiptarëve edhe në Kosovë edhe në Maqedoni edhe në Luginë të Preshevës.

Tani ka ndërruar metoda, nuk përdoret tyta automatikësh, nuk përdor autoblinda, nuk përdor tanke, po përdor mekanizma juridik absolutisht të pambështetur edhe vet me kushtetutën e tyre. Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në këtë sens ata i përdorin pamëshirshëm në mënyrë që të dëbojë shqiptarët nga këtu. Dhe këto toka të mbesin të boshatisura”, tha nënkryetari i Preshevës Ragmi Mustafa./A2CNN/

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme