Rajoni 9 June 2025, 20:42 Nga VNA

Polici tregon sulmin e Banjskës: Donim të fusnim trupin e Afrim Bunjakut në makinë, por të shtënat nuk ndalonin

Ndaje në Whatsapp
Polici tregon sulmin e Banjskës: Donim të fusnim trupin e Afrim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas policit Alban Rashti, dha dëshminë e tij polici Çlirim Shaqiri.

Ai ka përshkruar momentin kur është larguar trupi i rreshterit Afrim Bunjaku, duke shtuar se s’kishte puls kur e futën në veturë për ta larguar

“Më është thënë nga kolegu Alban, që të bëjmë dëmtimin e ndriçimit për shkak se kemi qenë në pozicion të zbuluar dhe se kemi qenë në rrezik për jetën. E kemi fikur ndriçimin në atë lokacion dhe kolegu Mirsadi e ka marrë veturën tjetër dhe është afruar te trupi i rreshterit të ndjerë dhe ka filluar ta tërheqë trupin e ndjerë të rreshterit, ku i ka ndihmuar edhe një kolegë tjetër nga stacioni policor i Zveçanit, por për shkak të sulmit nuk kanë mundur vetëm ata dy ta fusin në veturë, Mirsadi ka kërkuar ndihmë nga unë dhe Albani dhe Albani ka thënë se për shkak të gjendjes së rëndë nuk mund ta bëjë tërheqjen dhe me ka thënë të iu ndihmoj kolegëve. Kam dalë te pjesa e kolegëve dhe jam munduar ta shtyj trupin për ta futur në veturë nga pjesa e pasme, e kemi vënë re që s’po mundemi dhe jam sjell rreth veturës dhe kam fillu ta tërheq dhe kemi arritë me futë në veturë. Në ato momente kam kontrollu për puls edhe pse sulmi asnjëherë nuk është ndalur, e nuk kam mujt me vërejt puls, por për shkak të sulmit nuk kemi mund t’i japim ndihmë tjetër. Mirsadi me një kolegë të Zvecanit kanë arritë, përkundër që janë sulmuar në ato momente, kanë arritë me tërhjekë trupin dhe me vazhdu në drejtim të Mitrovicës së Jugut dhe unë jam kthyer te kolegët e mi aty afër kamionit”, ka rrëfyer Shaqiri, i cili po ashtu ka mbetur i lënduar nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme