Politika 13 November 2024, 19:12 Nga VNA

Komisionit Hetimor për sterilizimin dhe check-up po mbyllet pa zbuluar gjë, rrëzohet kërkesa për zgjatjen e afateve

Ndaje në Whatsapp
Komisionit Hetimor për sterilizimin dhe check-up po mbyllet pa zbuluar

Me pretekstin e mungesës së një vendimi të ndërmjetëm, Konferenca e Kryetarëve nuk ka zgjatur afatet e Komisionit Hetimor për sterilizimin dhe check-up në shëndetësi.

Pavarësisht se deputetët e opozitës kërkuan zgjatjen e afatit, duke argumentuar se ende nuk ishin dëgjuar të gjithë dëshmitarët e rëndësishëm për koncesionet, shumica e PS-së preferoi të mbyllte gjithçka.

Shenjat që ky komision po shkonte drejt fundit, u panë që ditën e djeshme kur për shkak të mos dakordësisë sollën nga burgu deri tek Kuvendi ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn dhe nuk dëgjuan dëshminë e tij.

Zgjatja e mandatit të këtij komisioni duket se u shërbeu palëve për të vazhduar me retorikën politike, pa arritur asnjë përfundim të qenësishëm. Dëshmitë e ofruara gjatë seancave të fundit kanë hedhur pak ose aspak dritë mbi korrupsionin në koncesionet e sterilizimit dhe të check-up-it.

Askush nuk arrin të kuptojë pse duhet spektakël që një ish-ministër dhe një ish-zëvendësministër, me pranga në duar, të vijë të dëshmojë për një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme dhe është në gjykim. Po aq të pakuptimta janë edhe dëshmitë e mjekëve, të cilët, të papërgatitur për shfaqje politike, nuk janë në vendin e duhur për të treguar të vërtetën përpara deputetëve që konfliktohen me njëri-tjetrin.

Me gjasë ajo që do të mbetet në mendjen e publikut sesa punimet e komisionit janë sherret e zhurmshme mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës, të cilët, mes debateve pa ndonjë vlerë, kanë arritur vetëm të shtyjnë punimet e komisionit për një kohë të gjatë.

Megjithatë, nëse ky Komision do të kishte seriozitetin e duhur, palët nuk do të kursenin të merrnin në pyetje as Vilma Nushin dhe Klodian Allajbeun, dy përfituesit e drejtëpërdrejtë të koncensioneve. Thirrja e përsëritur e kryetares së këtij komisioni, Albana Vokshi, për të patur si dëshmitare edhe Vilma Nushin, përfituese të koncesionit të check-up-it, është refuzuar nga deputetët e PS.

Nga ana tjetër, edhe opozita nuk duket krejt e sinqertë në përpjekjet e saj për transparencë. Që në nisje të punës së këtij komisioni, ajo amnistoi dy nga koncesionet më të kushtueshme në shëndetësi: atë të dializës dhe pajisjeve laboratorike. Të dyja këto koncesione janë marrë në emrin e Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan.

Në fund arrijmë te mesazhi më i sinqert që na servir e gjithë 'shfaqja' e këtij komisioni hetimor: “shumë fjalë për asgjë”. Ose një qëllim e arriti, shërbeu si pretekst i opozitës për të shuar trazirat e para disa muajve në Parlament.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme