Nga Armir Shkurti
Ju paralajmërova që javën e parë të protestës: "Kujdes nga Kali i Trojës"!
Edi Rama po investon gjithçka ta shuajë protestën, që ka sjellë fundin politik të tij.
Sali Berishën, gjithashtu, kjo protestë e shpalli jo vetëm të padobishëm, por edhe ortak të Ramës në shkatërrimin dhe shpopullimin e vendit.
Të dy tashmë janë sërish bashkëluftëtarë kundër qytetarisë në revoltë.
Skema më ekonomike është lodhja dhe dekuraimi i protestuesve. Një element i fuqishëm dekuraimi, nga një fraksion i drejtuesve të protestës ( njohur si "grupi i mikrofonit" ) shtoi përplasjen me policinë gjatë javës që u mbyll. Nisi me vezë kundër deputetëve dhe vazhdoi mbrëmë duke thyer xhamat e një komisariati.
Manipulatorët e "revolucionit" nxorrën edhe aktorët e rradhës. Njerëz të irrituar "pse janë rrahur dhe dhunuar nga policia". Po vërtet: Pse janë rrahur? Në emër të çfarë? Kush i organizoi? Kush i udhëhoqi?
Dhe më kryesorja: ÇFARË SJELL DHUNA?
Dhuna pa kokë i shërben në rradhë të parë EDI RAMËS. Atij i japim në tepsi argjendi kauzën e ruajtjes së rendit nga kaosi, mbrojtjen e vendit nga destabilizimi. I japim gjithashtu në tepsi argjendi shansin e artë për të mbërthyer ndërkombëtarët: "Shqipëria në prag destabilizimi. Ndërhyni"!
Dhuna pa kokë është jo dhuratë, por jetë e dytë për SALI BERISHËN. Përshkallëzimi i episodeve nga vezë e miell ndaj deputetëve tek gurë dhe hunj ndaj komisariateve, thërrasin detyrimisht në detyrë OPOZITËN. Kush ka qenë i rritur në vitin 1997 e mban mend se revoltat nisën pa kokë, dhuna shpërtheu pa fre dhe ndërkombëtarët u detyruan të thërrasin socialistët të përfaqësojnë këtë rebelim, i cili, pa kokë, mund të shkonte në luftë civile. Mjaftojnë dhe ca zjarre dhe thyerje këtë javë, që të thirret "Baca" të na prijë.
Këtë skenar ogurzi po e zbaton haptas "grupi i mikrofonit". Për çfarë e akuzoj unë këtë grup:
1 - Mungesë transparence. Protestuesit nuk e dinë se kush janë, çfarë vendosin dhe si vendosin
2 - Sabotim të frymës së protestës. Me sebepin "protesta është e popullit" në foltore krijohet inflacion emocionesh, pa lënë mundësi të artikulohen ide të strukturuara për problemet konkrete të politikës dhe artikulimin e ideve për zgjidhje
3 - Sektarizëm në emër të "jo protogonizmit". Gjoja nga frika se mos dikush e përdor protestën për qëllime personale, individë me integritet, apo me ide, apo me profile të larta morale janë mbajtur me kast larg organizimit, por sidomos larg ideve dhe artikulimit.
Çfarë ka prodhuar "mikrofoni"? Një turmë qindramijëshe, të revoltuar dhe mobiliziuar, po pa kokë dhe pa drejtim, njëlloj si shtatoret romake pa krye, të cilave u vendosej koka e perandorit të rradhës! Dhe perandori i rradhës është, as më shumë e as më pak, veç Sali Berisha!
Në emër të këtij misioni "mikrofoni" ka dalë në vijën e parë të frontit kundër Kuvendit Kombëtar të Protestës Qytetare.
Për hir të së vërtetës,."ushtritë" perandorake janë bashibuzukët e administratës ( sepse socialistët po heshtin ) dhe taborët e ishtatimor, ishshish dhe hajdutë që kanë nxirë dhe uzurpuar ndër vite opozitën dhe presin si qentë për kocka të kthehet Saliu e t'ia nisin vjedhjes nga e para. Pikërisht këta duan rotacionin PS ~ PD. Ndërkohë populli në shesh do rrotacion si në '90- ën: " Kjo politikë - në kanal"!
Përballë dhunës pa kokë ka një ofertë. Ide e qarkulluar në forma nga më të ndryshmet nga çdo protestues:
- Na duhet një përfaqësi! Duhet që dikush ta mbajë gjallë protestën dhe të mbajë edhe përgjegjësi për organizimin dhe ecurinë. Një grupim i madh, dalë nga protesta dhe miratuar në shesh, nga populli protestues.
Armiku më i egër dhe më tinzar i kësa ideje është "mikrofoni". Nëse protestës i vihet kokë, por tani po nga trupi i saj, grupi okult dhe misionar i politikës së vjetër digjet. Nuk ka më zjarr , vezë e gurë kur dhe si ti teket A- së apo G- së! Populli nuk do të ndeshet më në fushën e dhunës, ku fiton gjithmonë establishmenti por në fushën e qytetarisë dhe arsyes, ku fiton populli!
Prandaj janë tërbuar "mikrofoni", është elektrizuar Mero me Karlot dhe shpërthyer në rrjet gjithë minjtë e gjirizit që vdesin jashtë moçalit me mut, prodhuar në 36 vjet!
Ditën e premte Grupi i Punës për organizimin e Kuvendit Kombëtar bëri një mbledhje rutinë, për shtyrjen përpara të projektit. As vendime, as poste, as platforma. Thjesht mbledhje rutinë. Por në çast hapi kolektorin e mutit propaganda e establishmentit PD - PS, duke trilluar komlote, intriga dhe ( ajo që ngjit në përçarje me popullin ) "protogonizëm" dhe "përvetësim të protestës". Vuuu! - mediat e Ramës! Vuuu - patronazhistët e Berishës! Deri këtu, ishte e natyrshme!
Por kur çoi deri në vetmohim dhunën "mikrofoni" i Trojës, për të marrë vëmendjen dhe luftuar vetëorganizimin e natyrshëm të popullit - dale pak!
Pati "frikë" mikrofoni mbrëmë të sillte rrotull kryeministrisë dhjetramijë të mbledhurit, kinse nga meraku mos bëjnë dhunë, por "s'e parashikoi" se dhuna do të kalonte në fizike në komisariat?
"Ma hodhe një herë - faji yt. Ma hodhe për herë të dytë - faji im" - ka thënë Lul Basha. ?
Popull!
Protesta është jotja! Organizohu ti! Kuvend, Asamble, Mixhlis, quaje si të duash, por eja të mblidhemi , se bashkë jemi të pathyeshëm! Mos shko si çjapi te kasapi pas kasapëve që kanë detyrë t'ju çojnë në vathën e Saliut për t'ju ngrënë Rama!
P.S: Unë do të jem deri në fund në këmbë, deri kur populli të nxjerrë përfaqësuesit e vet për të realizuar me forcë dhe meçuri ndalimin e copëtimit dhe faljes së atdheut tek të huajt, shpopullimin masiv dhe të largojmë nga drejtimi kastën e kalbur politike të tranzicionit!






















