Bota 6 Shkurt 2025, 15:18 Nga VNA

Janari i këtij viti, më i nxehti në histori

Ndaje në Whatsapp
Janari i këtij viti, më i nxehti në histori

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht pritjeve se kushtet më të ftohta të fenomenit, La Nina, mund të ulnin temperaturat e larta në botë. Shërbimi për ndryshime klimatike, Copernicus, tha se janari ishte 1.75 gradë Celsius më i nxehtë sesa në kohërat paraindustriale, duke vazhduar këtu shënimin e temperaturave rekord që u regjistruan më 2023 dhe 2024, teksa emetimet e gazrave serrë po ngrohin planetin. Shkencëtarët klimatikë kishin pritur që trendi i temperaturave të larta të ndalej, pasi fenomeni klimatik i të nxehtit, El Nino, arriti kulmin në janar të vitit 2024 dhe temperaturat gradualisht filluan të ftohen pasi nisi faza e La Nina. Por, i nxehti ka vazhduar duke iu afruar rekordeve të reja, gjë që ka nxitur debat në mesin e shkencëtarëve lidhur me faktorët që po i çojnë temperaturat përtej pritjeve. “Kjo është pak befasuese.... nuk po shohim efektin e ftohjes, apo ulje të përkohshme të temperaturave globale që kemi pritur që të shohim”, tha për AFP-në, Julien Nicolas, shkencëtar klimatik në Copernicus. Efekti i La Nina pritet të jetë i vogël dhe Copernicus tha se temperaturat mbizotëruese në pjesë të Oqeanit Paqësor sugjerojnë se “ka ngadalësim ose ngecje” të efekteve të fenomenit të ftohjes. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se çdo rritje e një fraksioni të një grade rrit intensitetin dhe frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, sikurse valët e të nxehtit, shirat e rrëmbyeshëm dhe thatësirat. Muajin e kaluar, Copernicus tha se temperaturat mesatare globale gjatë vitit 2023 dhe 2024 për herë të parë kaluan 1.5 gradë Celsius. Sipas montuesit evropian, kjo nuk nënkupton tejkalim të përhershëm të synimit të vendosur në Marrëveshjen për Klimën të Parisit që temperaturat të mos ngrohen më shumë se 1.5 gradë celsius. Në përgjithësi, sipas Copernicus, viti 2025 nuk pritet të ketë temperatura sikurse dy vjetët paraprakë, por shkencëtarët presin që të radhitet viti i tretë më i nxehtë në histori. Kjo organizatë e klimës tha se do të monitorojë temperaturat në oqeane përgjatë vitit 2025 për të parë nëse do të ketë ndryshime të tjera të temperaturës. Monitoruesi i BE-së përdor miliarda matje nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit për të bërë llogaritjet klimatike. Ky monitorues ka nisur të mbledhë të dhëna për klimën që nga viti 1940, por burimet e tjera të dhënash për klimën – sikurse bërthamat e akullit, rrathët e pemëve dhe skeletet e koralet – u mundësojnë shkencëtarëve që të zgjerojnë konkluzionet e tyre duke përdorur të dhëna që datojnë shumë më herët. Shkencëtarët thonë se periudha aktuale me gjasë është periudha më e nxehtë që Toka ka përjetuar në të paktën 125.000 vjet.

REL

Video

Tajfuni Kalmaegi ka goditur tashmë Vietnamin, pas një stuhie të shkatërrimtare që përmbyti Filipinet dhe vrau të paktën 114 persona. Erërat e fuqishme, që arrijnë deri në 149 km/orë (92 mph), kanë shpërthyer në plazhin Quy Nhon dhe në disa provinca të Vietnamit qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke vënë në rrezik jetën e qindra mijëra njerëzve. Përpjekjet e shpëtimit janë intensifikuar me shpalljen e gatishmërisë nga ushtria e Vietnamit, e cila ka dislokuar mbi 260,000 ushtarë dhe më shumë se 6,700 automjete për të ofruar ndihmë pas stuhisë. Aeroportet janë mbyllur dhe disa fluturime janë anuluar për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Sali Berisha nuk i ndahet ambasadorit te BE në Tiranë për ligjin e barazisë gjinore

Një protestë po mbahet në këto momente para Kuvendit të Shqipërisë. Protesta është thirrur nga “Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”. Me moton “Mbrojmë familjen, fëmijët dhe jetën”, aktivistët shprehen se projektligji i propozuar rrezikon vlerat familjare dhe të drejtat e fëmijëve.

Fatmir Xhafaj paralajmëron KLSH: Do t’ju vij për kontroll, sepse nuk po e bëni punën mirë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme