Bota 5 February 2025, 20:03 Nga VNA

18-vjeçari në Spanjë hakon të dhënat e NATO-s dhe Ministrinë e Mbrojtjes “për qejf”

Ndaje në Whatsapp
18-vjeçari në Spanjë hakon të dhënat e NATO-s dhe

Një 18-vjeçar nga një qytet i vogël në Alicante të Spanjës shkaktoi "kaos" pasi hakeroi shumë agjenci, ministri dhe kompani të vendit, e madje fitoi edhe akses në bazën e të dhënave të NATO-s.

Siç raporton policia spanjolle në një njoftim për shtyp, 18-vjeçari që u arrestua të martën ka hakuar shërbime kompjuterike të enteve publike dhe private, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Arsimit, bazat e të dhënave ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së, si dhe kompani të tjera ndërkombëtare.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, oficerët e policisë zbuluan më shumë se 50 llogari me kriptomonedhash të ndryshme dhe pajisje të ndryshme kompjuterike, të cilat po analizohen nga ekspertët, të cilët nuk përjashtojnë që 18-vjeçari të jetë i përfshirë edhe në krime të tjera kibernetike.

Pasi fitoi akses në bazat e të dhënave, të cilat përmbanin informacione personale për punonjësit dhe klientët, si dhe dokumente të klasifikuara, 18-vjeçari i shiste ato ose i postonte falas në forume.

Policia spanjolle nisi hetimin shkurtin e kaluar pas një ankese nga një kompani në Madrid, e cila identifikoi një postim në një forum të specializuar për rrjedhjet e të dhënave.

Sipas denoncimit, 18-vjeçari pretendonte se posedonte informacione nga kompania. Duke hetuar rastin, oficerët e policisë konstatuan se jo vetëm ishin nxjerrë të dhëna, por i gjithë sistemi i kompanisë ishte komprometuar.

Lidhur me motivet që e shtynë të realizonte hakimet, 18-vjeçari tha se e bënte “për qejf”. Sipas El Pais, ai ka pretenduar gjatë dëshmisë se hakerimi në të gjitha këto organizata ishte një "sfidë personale" për të.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme