Bota 5 February 2025, 09:30 Nga VNA

Shtetet e Bashkuar tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Ndaje në Whatsapp
Shtetet e Bashkuar tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për

Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, zgjati vendimin për pezullimin e ndihmës fianciare për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë dhe urdhëroi një rishikim të rolit amerikan në UNESCO.

"Ka një potencial të madh dhe bazuar në potencialin, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë, por ata duhet të bashkohen", tha Presidenti Trump për gazetarët. “Nuk është duke u udhëhequr mirë. Ata nuk po e bëjnë punën”.

"Shumë nga këto konflikte për të cilat po punojmë duhet të zgjidhen, ose të paktën ne duhet të kemi një ndihmë për zgjidhjen e tyre. Duket se ne kurrë nuk marrim ndihmë. Ky duhet të jetë qëllimi parësor i Kombeve të Bashkuara", tha presidenti amerikan.

“Që nga dita e parë, mbështetja e Shteteve të Bashkuara për OKB-në ka shpëtuar shumë njerëz dhe ka avancuar sigurinë globale”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mezi pret të vazhdojë marrëdhëniet e tij produktive me Presidentin Trump dhe qeverinë amerikane për të forcuar këtë marrëdhënie në botën e sotme të trazuar”.

Presidenti Trump tha se ai nuk po synonte të pezullonte fondet nga organizmi botëror prej 193 anëtarësh, megjithëse u ankua se Uashingtoni është i detyruar të paguajë një shumë joproporcionale si anëtar i OKB-së.

Uashingtoni është kontribuesi më i madh financiar i OKB-së, i pasuar nga Kina, që përbën 22% të buxhetit bazë të OKB-së dhe 27% të buxhetit për operacionet paqeruajtëse. OKB-ja ka thënë se Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë një detyrim financiar prej 2.8 miliardë dollarësh, nga të cilat 1.5 miliardë dollarë janë për buxhetin e rregullt. Këto pagesa nuk janë vullnetare./ Reuters

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme